Nis restaurimi i Shtëpisë së vëllezërve Frashëri

Nis puna për restaurimin e banesës së vëllezërve Frashëri, në Përmet. Kjo banesë është monument kulture i kategorisë I-rë.

“MIRËMËNGJES, dhe me fillimin e punimeve për rimëkëmbjen muzeale të Shtëpisë së vëllezërve Frashëri dhe gjallërimin e një rajoni zemrek të historisë sonë kombëtare, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan kryeministri Edi Rama në facebook.

Projekti i hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës, synon t’i rikthejë shkëlqimin e munguar kësaj pasurie të trashëgimisë sonë kulturore, nëpërmjet restaurimit të elementëve konstruktivë dhe arkitektonikë të objektit, restaurimin e ekspozitorëve dhe vitrinave, si dhe ndërhyrjeve rehabilituese në sistemimet përreth banesës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, terreni përreth banesës, brenda rrethimit, do t’i nënshtrohet ndërhyrjeve rehabilituese të përgjithshme. Në shumë nga dhomat e ekspozimit ruhen ekspozitorët dhe stendat e projektuara gjatë kohës kur banesa u rikonceptua si shtëpi-muze.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo shtëpi muze në vitin 1974 është ndërtuar mbi rrënojat e banesës së vjetër të shkatërruar. Ajo u rikonceptua si një përmbledhje e historikut të zonës, e veprimtarisë së tre rilindasve dhe është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kombëtare.

Me ringritjen e saj është bërë përpjekje për ruajtjen e origjinalitetit të volumit fillestar, duke shtuar elemente të rinj si ndërkate e tavane druri dhe oxhakët nëpër dhoma.

Disa nga dhomat e kësaj shtëpie-muze pasqyrojnë mënyrën e jetesës së kohës, duke mbledhur orendi të vjetra edhe nga banorët e zonës. Interesi për këtë banesë duket se është jo i pakët, për vetë rëndësinë dhe historinë që ajo ka.

Shtëpia-muze gëzon në fondin e saj libra e dorëshkrime të vëllezërve Frashëri, ku mund të veçojmë disa botime origjinale të Sami Frashërit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?