Një çmim i ri Oskar që vlerëson filmat popullor

Ndryshime po vijnë për ceremoninë e Çmimeve Oskar duke sjellë një kategori të re dhe një spektakël më të shkurtër, njoftoi dje Akademia.

“Kategoria e re do të vlerësojë filmat më popullorë”, shkruan në “Twitter” Akademia e Shkencës dhe Artit të Filmit.

Akademia njoftoi gjithashtu se data e ceremonisë së dhënies së çmimeve do të zhvillohet më herët këtë vit dhe do të jetë globalisht më i aksesueshëm, që do të zgjasë vetëm tre orë.

“Ndryshimet do të hyjnë në fuqi në vitin 2020”, thuhet në këtë mesazh në “Twitter” duke shtuar se njerëzit që duan të ndjekin ceremoninë duhet të shënojnë në kalendarin e tyre datën 9 shkurt.

“Bordi drejtues i Akademisë i miratoi ndryshimet dje në mbrëmje”, sipas “Hollywood Reporter”.

Shfaqja do të jetë më e shkurtër sepse disa çmime do të prezantohen gjatë reklamave, sipas një letre që drejtori ekzekutiv i Akademisë, Dawn Hudson ia dërgon anëtarëve të organizatës.

“Ndërsa çastet që shpallet fituesi do të shfaqen”, thotë Hudson në këtë letër, të cituar nga “Hollywood Reporter”.

Shikueshmëria e ceremonisë ka rënë në vitet e fundit. Spektakli i këtij viti, që u mbajt më 4 mars, u ndoq nga 26,5 milionë shikues dhe ishte gati katër orë i gjatë. Numri i shikuesve ishte nën 32,9 milionë në vitin 2017 dhe shumë më poshtë se sa rekordi i 55,2 milionë që kapi në vitin 1998, viti i që u prezantua filmi “Titanik”.

Spektakli për vitin e ardhshëm, edicioni i 91-të i dhënies së Çmimeve të Akademisë, do të zhvillohet më 24 shkurt, ndërsa nominimet do të njoftohen më 22 janar.

SHKARKO APP