Dikur filmat e Shqipërisë mrekullonin audiencën kineze. E sot, një producent i ri kinez, i mahnitur nga historitë që babai i tij i rrëfente për kinemanë shqiptare, gjeti sheshxhirime për filmin e tij të parë në bashkëpunim me aktorë shqiptarë.

“Balkan Blood”, e quajti ai filmin që aktualisht po shfaqet në të gjithë kinematë e Tiranës.

“Është hera e parë që unë sjell një film kinez këtu në Shqipëri. Por, ashtu siç mund ta dini, ne kemi një histori të gjatë mes dy vendeve. Kur babai im ishte i ri, shihte shumë filma shqiptarë. Ata janë të emocionuar teksa më thanë: hej djalë çove një film kinez në Shqipëri”, është shprehur producenti, Cui Wenchao.

Swiss Digital Desktop Reklama

Filmi ka si personazh kryesor ekspertin kinez të arteve luftarake, Qiao Lin, që përballet me bandën e gangsterëve ballkanas. Pushteti që favorizon kriminelët është në qendër të subjektit të filmit, duke u përkthyer edhe si një atashim indirekt për realitetin ballkanik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Filmi vjen nën regjinë e Shou Haos. Është xhiruar në disa destinacione në Shqipëri, si Petrelë, Durrës etj. dhe sjell në role aktorët Yu Chong, Klodian Hoxha, Emi Canaj, Kamber Mici etj. /Top Channel/