FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një film shqiptar për burrneshat

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Prifest 2019-s, Bujari Alimani, regjisori i “Delegacioni” që u shfaq në këtë festival filmi, foli rreth projektit të rradhës. Bëhet fjalë për një film që ka në qendër burrneshat, një fenomen autentik shqiptar.

Duke pasur parasysh se burrneshat gjenden në Shqipërinë e Veriut, kasta e aktorëve do të përbëhet kryesisht nga folës të gegërishtes. Sipas Alimanit, kjo do t’i japë filmit origjinalitet dhe do të përcjellë kulturën e këtij rajoni te shikuesi.

Audicionet ishin të hapura në Shqipëri dhe Kosovë dhe përzgjedhja e aktorëve është bërë tashmë. Çun Lajqi, Astrit Kabashi, Aurita Agushi, Gresa Pallaska, Fatlume Bunjaku, Andi Bajgora, Lum Veseli, Blerta Surroi dhe Alban Ukaj do të aktrojnë përkrah Viktor Zhustit, Lulzim Zeqës, Gëzim Rudit dhe Nik Xhelilajt. Ky i fundit, sipas Alimanit ka një rol kryesor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?