“Një jetë në diplomaci”/Ambasadori Peka promovon librin me kujtime e histori

Diplomati Maxhun Peka njihet si ambasador i dy kohëve, asaj komuniste dhe viteve të demokracisë.

Karriera e tij nisi në vitin 1980 kur u emërua ambasador në Vietnam, për të vijuar më pas në Francë dhe për tu përmbyllur në Kinë në vitin 2011.

Përvojën, kujtimet dhe marrëdhëniet historike të Shqipërisë me këto shtete, ka vendosur ti ndaj me të gjithë përmes librit “Një jetë në diplomaci”.

Libri që do të shërbejë edhe si udhërrëfyes për diplomatët e rinj u promovua mbrëmjen e së mërkurës duke bërë bashkë personalitete të politikës.

SHKARKO APP