“Një jetë në tri botë”, një klithmë kundër korrupsionit
Një drejtësi e korruptuar që udhëton në tri kohë të ndryshme, është ky subjekti i romanit “Një jetë në tri botë” që vjen për lexuesit nga shkrimtari Arben Braçe.
Me filtrin e hollë të një juristi, ai trajton me nota realiste historinë njerëzore të dy personazheve nga Korça, viktimë të një sistemi të padrejtë politik.
Për akademikun, Artan Fuga, historia e trajtuar mund të ishte subjekt i një studimi të mirëfilltë.
Kolegët shkrimtarë të Arben Braçes e shohin romanin si një klithmë kundër korrupsionit.
Ky është libri i dytë i Arben Braçes, promovimi i te cilit bëri bashkë kolegë, të afërm dhe dashamirës së letërsisë.