Një komb i zhytur në korrupsion mund të bëjë president një komedian!

Komiku televiziv, Volodimir Zelenskiy, tregimi i të cilit (Shërbëtori i Popullit) ironizon një elitë të urryer, është duke udhëhequr sondazhet e opinionit publik përpara zgjedhjeve të 31 marsit. Në fakt, nuk ka asgjë të çuditshme që një komedian të bëhet kandidat për president i një vendi në luftë si Ukraina.

Në revolucionet dramatike të periudhës 2014 – 2014, ukrainasit kanë luftuar dy herë të hedhin poshtë një sistem politik të korruptuar. Të dyja përpjekjet janë parë gjerësisht si dështime.

Mediat sociale po luftojnë fushatat e informimit që klanet e biznesit të Ukrainës vazhdojnë të ushtrojnë përmes dominimit të tyre në shtyp.

Zelenskiy, 41 vjeç, është një produkt i këtij ndryshimi. Komediani, i cili gjithashtu drejton një biznes prodhimi me shpërndarje në të gjithë ish-bllokun sovjetik, ka thënë se nëse futet në qeveri, do të punësojë të gjithë reformuesit e zhgënjyer.

Sondazhet e fundit online i japin komedianit një epërsi prej 5 dhe 10 pikësh kundrejt kandidatëve të tjerë. Nëse siç pritet, asnjë kandidat nuk fiton me shumicë votash, dy të parët do të konkurrojnë përballë njëri-tjetrit në prill.

Burimi: Bloomberg

/scan

SHKARKO APP