Një pikturë e Hockney shitet 90,3 milionë dollarë, rekord për një artist ende gjallë

Një tablo e piktorit britanik, David Hockney u shit për 90,3 milionë dollarë gjatë ankandit të realizuar të premten nga “Christie’s”, duke vendosur një rekord shumë të lartë për një artist ende gjallë.

Piktura “Pool with two figures” kaloi rekordin e arritur nga “Balloon Dog” e Jeff Koons, që ishte shitur 58,4 milionë dollarë në vitin 2013, që ishte shitur nga “Christie’s” në Nju Jork.

Ankandi filloi nga 18 milionë dollarë dhe niveli i 50 milionë dollarëve u kalua në vetëm 30 sekonda.

Tabloja u shit përfundimisht për 80 milionë dollarë në përfundim të rreth nëntë minutave, një shifër që arrin në 90,3 milionë duke shtuar kostot dhe komisionet, gjatë kësaj shitjeje që ishte e fundit në ankandin e madh të vjeshtës në Nju-Jork.

SHKARKO APP