Një roman që duhet të lexohet me sy dhe hundë ‘mbyllur’ e me mendje të hapur

(“Psycho” Ilir Muharremi, roman, Prishtinë, Botimet Artini, 2017)

Ilir Muharremi, është autor i literatures, por nuk i mungon përjetimi. Ideja e romanit të tij “Psycho” qe e zhvillon përmes personazhit të tij boksier i karrierës e nxjerr atë jashtë ‘ringut’ letrar të letërsisë shqipe duke iu kundërvy absurdeve me absurd përmes sportivitetit deri të kanibalizmi.
I ndikur nga filozofia e peshave të rënda si ajo e Nices, e Sartrit dhe Kamys, autori i romanit “Psycho” e manifeston Bukovskin si një mes i tyre, pasi personazhit të librit ia ka qefi të njëjta qefe, si: shkeljen e ligjit, mohimin e tradtiës, nejën, femrën, pijen deri ne dehje, sharjen deri në realitet dhe prekjen deri në kafshim.
Kritiku i artit Albert Vataj, romanin e Ilir Muharremit e sheh si rrëfim ku absurdi shfaqet përmes eksitenciales, ku shpreh: “Psycho” ka zgjedhur të tregojë, të jetë. Ai është sepse mendon. Ai mendon sepse vetëm kështu mund ta deshifrojë rebusin e dendësuar të errësirës, pjellë e së cilës është, duke qenë dhe viktimë.
Struktura e librit nuk e paraqet një ngjarje, po bëhët ngjarje e paraqitjes, ku romani zhvillohet si rrëfim i të kaluares, ideve, pikëpamejeve e bindjeve krejt brenda një mbrëmje në një lokal nate, me një personazh kryesor, dhe një femër shankiste si personazh dytësor, ku i pari i rrëfen të dytit nga ngacmimi deri të trillimi, edhe pse i ngarkuar me trajtimin e shumë temave, nuk ndahet në kapituj, fillon e mbaron pa respektuar rregulla letrar, fokusohet në fuqinë e mendimit si determinim i vlerës dhe esencës e cila efektizon funksionin e idesë.
Vataj e cilëson roman të absurdit: Pavarësisht nxitimit për ta ambalazhuar me trillin si orjentim strukturor i fragmentarizimin si nëndarje të gjinisë së romanit, “Pstycho” është një absurd ekzistencial. Ajo që ndesh në këtë lojë rrëfimtarie është të flasësh çfarë dhe si e mendon, përkundër tërësisë së përvojave të prozës sonë letrare, të cilat druhen të jenë të çlirëta, për msopajtim me prishjen e syprinës së rrjedhshme të gjerave në batakun e moralit.

Pakënaqësia e personazhit është e madhe, duke qënë simpatizant i liderëve me guxime deri në cmenduri si Hitleri, e i bokëserve si Myke Taysoni, ai e trillon idenë si do udhëheqte pasi realitetin e shoqërisë shqiptare e sheh si një kaos qe vuan nga sistemi i shtetit qe me shumë sillet si pushtet.
Autori ashpërsinë e diskursit nuk e kursen kur flet edhe për fenomene shoqërore që ndikojnë direkt të individi e të shteti, nuk ndalet, por i rikthehet, duke shpërfaqur ngjarje interesante të shtetit tonë, Kosovës, duke goditur thellë formalitetet e moralit ku shteti manifeston ligjin e xhunglës nga faturat e rrymës deri të ligji për veteranët.
( lexo fragmente nga romani faqe 34,35 dhe 92,93)
Romani “Psycho” për tu kuptuar me drejtë kërkon një njohje të filozofisë, sidomos asaj së absurdit edhe ekzistencializmit, duhet pasur raporte të mira me kulturën sidomos atë moderne e cila fokusohet me shumë në psikon e njeriut sesa në shpirtëroren.
“Psycho” i Ilir Muharremit nuk respekton asgjë nga bota e kufizimeve, duke e rrënu idenë e traditës si letrare, si diskursive e shoqërore, por ka veq një kufizim, ky roman është +18.

Mahir Morina

SHKARKO APP