Një Rubens i shpëtuar nga duart e nazistëve del në ankand

Një histori e frymëzuar nga një roman për një hebre, i cili largohet nga Gjermania, pak para luftës dhe që arriti të kalonte kontrabandë një kryevepër flamande dhe për të përfunduar më pas në Afrikën e Jugut.

Piktura, një portret i stilit barok i shekullit XVII, që tregon një zotëri me mjekër të bardhë, nga Peter Paul Rubens, është në ankand në Johanesburg dhe pritet të arrijë një shifër të madhe.

“Portreti i një zotnie” mendohet të vlerësohet deri në 582 600 dollarë, bazuar në shitjet e mëparshme  të Rubens.

“Njerëzit gjithnjë e më shumë mund të ofrojnë më tepër… pati interes edhe nga Europa dhe Anglia”, tha Luke Crossley, specialist i arteve të bukura i shtëpisë së ankandit ”Stephan Welz & Co”.

Në vitin 2016, një vepër e Rubensit me titull ”Loti dhe vajzat e tij” u shit për 58 milionë dollarë.

”Fytyra e protagonistit qëndron përballë në një sfond jeshil, të qetë, ku Rubens luan me dritëhijet”, thuhet në katalogun që shoqëron veprën.

“Teknika është elegante dhe fytyra e protagonistit duket plot jetën dhe një humor i hollë”, shtohet në të.

Pronari i fundit i kësaj pikture është mjeku, i cili nuk jetën më, që u largua nga Gjermania në vitin 1931 kur kërcënimi nacionalsocialist përbënte rrezik për jetën e tij.

Ai pati një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në Johanesburg.

SHKARKO APP