Një vazo prej qelqi, më e bukura e zbuluar në Shqipëri!

Prof. Dr.  Frederik Stamati, studiuesi i Akademisë së Studimeve Albanologjike, ka prezantuar sot në rrjetet sociale, një zbulim të rrallë arkeologjik, një vazo qelqi të shekullit XVI, për të cilën ai gjykon se është më e bukura e zbuluara në Shqipëri. Më e veçantë në historinë e kësaj vazoje  është se sa shumë punë i është dashur studiuesit për ta restauruar atë dhe kthyer në këtë gjendje,  që të befason.

Nga Prof. Dr. Frederik Stamati.

Një vazo prej qelqi, më e bukura e zbuluar në Shqipëri  Është gjetur në Durrës, e thyer në 151 copa. Fotoja e dytë e tregon se si është gjetur, ndërsa e para mbas restaurimit. Analizat e ndryshme treguan se është e shek XVI, e prodhuar në Murano.

Restaurimi i saj mori 15 muaj – shpirti im e di, por do ta botoj në ndonjë shkrim në gazete – dhe u bë në ish-Laboratorin e konservimit dhe arkeometrisë të ish-Institutit të Kulturës Popullore.

Ka qënë ena prej qelqi, më e vështira që është restauruar në vendin tonë.

Para restaurimit, për të kuptuar situatën dhe se çfarë duhej bërë, është analizuar me SXRF (Spektroskopia e Fluoreshencës së Rrezeve X) në Institutin e Fizikës Bërthamore të Zbatuar në Tiranë; me SEM, (Scanning Electron Microscopy) në Universitetin e Selanikut; me PIGE, (Particle Induced Gamma-rey Emission), në Universitetin e Ljubljanes dhe MO, (Mikroskopi Optike) në laboratorin tonë.

SHKARKO APP