“Njëqind vjet vetmi”, vjen kryevepra Marquez nga origjinali në shqip
Ajo është një shkrimtare e njohur që është cilësuar si ndër më të mirat në letërsinë bashkëkohore shqipe. Bëhet fjalë për Mira Meksin.
Vepra e shkrimtares është përkthyer në disa gjuhë të huaja si dhe është botuar nga disa shtëpi të huaja prestigjoze, ku përmendim botimin e Romanit “E Kuqja e Demave”. Por sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për botimin e saj më të fundit,”Hakmarrja e Kazanovës”, por edhe për librin “100 vjet vetmi”, kryeveprën e letërsisë botërore të Gabriel Garcia Marques. Kjo kryevepër letrare do të vijë në shqip e përkthyer nga origjinali.
“Ky libër ka marrë një kohë paraprake sepse vetëm për të marrë të drejtat e “Njëqind vjet vetmi” në shqip janë paguar 7 mijë euro. Unë kërkova një kohë të pa kohë për ta përkthyer këtë libër. Ka tre vite që ka nisur përkthimi, por dy vite ka qenë punë intensive. Për të parë saktësinë e përkthimit, ndërkohë që është redaktuar, libri është krahasuar paralelisht me gjashtë gjuhë të tjera. Përkthimi në gjuhën shqipe është më i sakti sepse në gjuhë të tjera ne kemi gjetur gabime në interpretim. Ne jemi në një epokë të re dhe përkthimi padyshim që do të jetë ndryshe”, tha Meksi./tvklan.al