Njeriu, ky i panjohur

Nga: Alexis Carrel
Përktheu (me shkurtime): Tajar Zavalani (“Përpjekja Shqiptare”, Revistë Kulturale e Përmuajshme, 17 Maj 1938)

Njeriu duhej të ishte masa e të gjithave. Kurse ay sot është si i huaj në botën që ka ndërtuar me mëndjen dhe duart e tija. Këto mrekullit e qytetërimit të sotshëm ay s’ka mundur t’i përdorë për dobin e tij me qënë se nuk ka patur një dijeni pozitive mbi natyrën e tij fizike dhe mendore. Kështu që ndryshimi i math në shvillimin e shkencave fizike në krahasim me ato të botës së gjallë u bë një nga ngjarjet më tragjike të historis së Njerëzimit.

VI – Nevoja praktike e njohjes së njeriut

SHKENCAT që merren me studimin e materjes pa shpirt kanë bërë përparime të mëdha, kurse ato që merren me krijesat e gjalla kanë ngelur në një shkallë shvillimi fare të mprapët. Vonesa e shvillimit të shkencave biologjike shpjegohet me mënyrën e jetesës së stërgjyshërve t’anë, me vështirsin e madhe të mekanismit të jetës dhe të strukturës së materjes së gjallë dhe fundi me vetijat e mëndjes së njeriut që prehet në mes të sistemeve logjike dhe stërhollimeve matematike. Zbatimi i zbulimeve shkencore në jetën e përditëshme suallën një përmbysje në kushtet e prodhimit material dhe në mëndësinë t’onë. Këto ndryshime të bujshme kanë lënë gjurma të thella në sicilin prej nesh. Efekti i tyre ka qënë i dëmshëmsepse u bënë pa marrë parasysh njeriun me gjithë nevojat dhe prirjet e tija. Mekanika, fizika dhe kimia mundën të përmbysin me aq lehtësi dhe pa kuptim mënyrat e vjetra të jetesës duke përfituar pikërisht nga fakti që njeriu nuk e njihte mirë vet-vehten dhe nuk mund të parashikonte se si do të vepronte mbi trupin dhe psikën e tij ushqimi me konserva, ndriçimi me elektrik, udhëtimi me aeroplan ose dëfrimi me anën e radios.

Njeriu duhej të ishte masa e të gjithave. Kurse ay sot është si i huaj në botën që ka ndërtuar me mëndjen dhe duart e tija. Këto mrekullit e qytetërimit të sotshëm ay s’ka mundur t’i përdorë për dobin e tij me qënë se nuk ka patur një dijeni pozitive mbi natyrën e tij fizike dhe mendore. Kështu që ndryshimi i math në shvillimin e shkencave fizike në krahasim me ato të botës së gjallë u bë një nga ngjarjet më tragjike të historis së Njerëzimit. Ambienti i formuar me çpikjet e mëndjes s’onë nuk është për ne në asnjë pikëpamje. Dhe pikërisht pse nuk na përshtatet jemi fatkeqë. E ndjejmë dhe vetë se si po degjenerojmë moralisht dhe mëndarisht duke jetuar në atë ambjent. Shohim se pikërisht ndër ato vise ku qytetërimi industrial ka arrirë kulmin kombet janë dobësuar më tepër. Pikërisht atje kthimi në jetën barbare është më i shpejtë. Duket sikur ata janë të pafuqishmë që të mbrohen në ambientin armik që shkenca fuqiplotë ka krijuar me duart e tyre. Shkaku është se qytetërimi i sotshëm, sikundër edhe ay i mëparëshmi, ka krijuar disa kondita në të cilat jetesa, për arësye që nuk dijmë as vetë, bëhet fare e pamundur. Çqetësimi dhe mjerimet e banorit të qytetërimit modenr vijnë jo vetëm nga mungesat e institucionevet të tyre politike, ekonomike dhe shoqërore, por sidomos nga çkatërrimi i tij fizik dhe moral. Ay është viktim e vonesës së shvillimit të shkencave të jetës në krahasim me shkencat e materjes pa shpirt.

Vetëm një njohje më e thellë dhe më e plotë e vehtes s’onë mund të sjellë shërimin e kësaj plage. Sepse vetëm ashtu do të mundim të kuptojmë me ç’mënyrë jeta e sotme influencon trupin dhe vetë-dijen t’onë. Kjo dijeni e plotë do të na mësojë se si t’i përshtatemi ambientit, se si të mbrohemi nga efektet e tija të dëmshme dhe si t’e zëvendësojmë në qoftë se do të paraqitet një nevojë e tillë. Duke na kallzuar se ç’jemi dhe përse jemi të zotët, kjo njohja e vet-vehtes do të na mësojë se si t’i vleftësojmë vetijat t’ona duke na lejuar të zbulojmë shkaqet e dobësimit t’onë fiziologjik dhe burimet e thella të sëmundjeve morale e mendore që na cfilitin. Kësisoj do të caktojmë ligjet e pandryshuarshme që regullojnë veprimtarinë fizike dhe mendore të organismit t’onë, do të dijmë se ç’ka mundim dhe ç’a nuk mundim të bëjmë pa dëmtuar vehten t’onë, do të bindemi në mënyrën më të sigurtë se nuk jemi të lirë t’a ndryshojmë si të na shkrepet vehten t’onë dhe ambientin ku jetojmë.

Prandaj mund të themi se që ditën kur jetesa e njerësve si mbas natyrës u ndryshua nga qytetërimi modern, shkenca mbi njerinë u bë më e nevojshmja e të gjitha shkencave.

SHKARKO APP