Njihuni me “Plakun e Vitit të Ri” apo siç njihet në botën e krishterë, me Shën Nikollën
Sot është dita e Shën Nikollës dhe të gjithë besimtarët e krishterë në mbarë botën e kremtojnë këtë datë në shenjë mirënjohjeje ndaj njërit prej shenjtorëve më të mëdhenj të besimit katolik dhe orthodoks. Gazeta “Koha Jonë”, duke uruar të gjithë besimtarët dhe lexuesit e saj për sa më shumë mbarësi në familje, shëndet dhe mirësi, ju njeh më poshtë me jetën e Shën Nikollë MrekulliBërësit.
Shën Nikolla njihet edhe me emrin Shën Nikolla i Mirës në kishën katolike edhe Shën Kolli i Barit në atë ortodokse. Nikolla Mrekullibërësi që jetoi në shekullin e 4-t në Lician bizantine (sot me emrin Demre, Antalja, Turqi) kishte famë për dhuratë dhënien sekrete. Në botë njihet më tepër si Santa Claus, ose Santa Klaus, ndërsa në Shqipëri njihet edhe si Plaku i Vitit të Ri, apo Baba Dimri.
Shën Nikolla, Cucdibërësi ështe i mirënjohur si një shenjtor i madh që kënaqi Perëndinë. Ai ka lindur në qytetin e Patara-s në rajonin e Licia (bregun jug-lindor i gadishullit të Azisë së Vogël) dhe ishte i vetmi fëmijë i prindërve të devotshëm, Theofan dhe Nona që ishin betuar që do t’ia dedikonin djalin e tyre Zotit.
Si një frut i lutjes së prindërve të tij që nuk kishin fëmijë, Nikolla i vogël që nga dita e lindjes u tregoi njerëzve dritën e lavdisë së tij të ardhshme si një çudibërës. Nëna e tij Nona, pasi e lindi u shërua menjëherë nga sëmundja. Foshnja e sapolindur kur ishte gati për t’u pagëzuar, qëndroi në këmbë vetë për 3 orë pa ndihmën e askujt, duke nderuar kështu Trininë e Shenjtë. Shën Nikolla që nga lindja filloi një jetë me agjërim të mërkurave dhe të premteve. Ai nuk pranonte qumësht nga nëna e tij, derisa të dy prindërit të kishin mbaruar lutjet e tyre të mbrëmjes.
Që nga koha e fëmijërisë së tij Nikolla shkëlqeu në studimin e Shkrimeve Hyjnore. Gjatë ditës ai nuk largohej nga kisha dhe gjatë natës lutej dhe lexonte libra, duke e bërë veten e tij të denjë për të mbajtur Shpirtin e Shenjtë. Peshkopi Nikolla i Patara-s u gëzua pa masë nga suksesi shpirtëror dhe devotshmëria e thellë e nipit të tij. Ai e bëri Nikollën një lexues në kishë dhe më vonë e ngriti në pozitë si prift, duke e bërë atë asistentin e tij, duke i besuar që të udhëzonte tufën e deleve të Perëndisë.
Teksa i shërbente Perëndisë, i riu Nikolla ishte plot jetë dhe njohja e tij e çështjeve të besimit ishte e krahasueshme me Etërit e Kishës dhe këto bënë që ai të fitonte respektin e thellë dhe çudinë e besimtarëve. Punonte gjatë gjithë kohës dhe ishte gjithë jetë, nuk pushonte së luturi, prifti Nikolla shfaqi një dashuri të madhe për delet e Perëndisë dhe për nevojtarët që i vinin për të kërkuar ndihmë, kështu e ndau gjithë pasurinë e tij me të varfërit.
Një banues në Patara, që kish qenë më parë i pasur Shën Nikolla e shpëtoi nga mëkati i madh. Zotëria kishte tre vajza të rritura dhe i mbërthyer nga një dëshpërim i madh bëri planin që të shiste trupin e tyre në mënyrë që të kishin para për ushqim. Shenjtori, sapo mori vesh për varfërinë e këtij banori dhe për qëllimin e tij të keq e vizitoi fshehurazi një natë dhe i hodhi një qese me flori nga dritarja. Me ato para burri bëri të mundur martesën e ndershme të vajzës së tij. Shën Nikolla i dha florinj edhe për vajzat e tjera, duke e shpëtuar kështu familjen nga rënia në një shkatërrim shpirtëror. Teksa bënte bamirësi, Shën Nikolla gjithmonë u përpoq që ta bënte këtë fshehurazi dhe t’i fshinte nga sytë e botës veprat e tij të mira.
Peshkopi i Patara-s vendosi që të shkonte në pelegrinazh në vendet e shenjta të Jeruzalemit dhe ia besoi udhëheqjen e tufës Shën Nikollës, që e bëri këtë detyrë me kujdes dhe dashuri. Kur u kthye peshkopi, Nikolla i kërkoi bekimin që të bënte edhe ai një pelegrinazh në Tokën e Shenjtë. Gjatë rrugës Shën Nikolla parashikoi një stuhi, që do të kërcënonte anijen. Shën Nikolla pa djallin që hipi në anije me qëllim që ta fundoste atë dhe të vriste të gjithë pasagjerët. Për kënaqësinë e pasagjerëve të frikësuar, shenjtori i ndali valët e detit me lutjet e tij. Falë lutjeve të tij edhe një marinar i anijes që kishte rënë nga direku i anijes dhe ishte dëmtuar për vdekje u shërua menjëherë.
Kur arriti në qytetin antik të Jeruzalemit dhe vizitoi Golgotën, Shën Nikolla e falenderoi Shpëtimtarin. Ai vizitoi të gjitha vendet e shenjta, duke adhuruar Zotin tek secila prej tyre. Një natë në Malin Zion, dyert e kishës u hapën vetvetiu për pelegrinin e madh. Teksa vinte vërdallë vendeve të shenjta që kishin lidhje me shërbimin tokësor të Birit të Zotit, Shën Nikolla vendosi që të tërhiqet në shkretëtirë, por u ndal në këtë plan të tij nga një zë hyjnor që i kërkoi që të kthehej në vendlindje. Ai u kthye në Licia me një dëshirë të madhe për një jetë në qetësi dhe kjo e shtyu që të hynte në vëllazërinë e një manastiri që quhej Sioni i Shenjtë, që ishte themeluar nga xhaxhai i tij. Por Zoti përsëri i udhërrëfeu një shteg tjetër atij me fjalët: “Nikolla, ky nuk është vreshti ku ti do të më japësh frut Mua. Kthehu në botë dhe lavdëro Emrin Tim në të”. Kështu ai e la Patara-n dhe shkoi në Mira e në Licia.
Me vdekjen e Kryepeshkopit Joan, Nikolla u zgjodh Peshkop i Mira, kur njëri prej peshkopëve të Këshillit tha se kryepeshkopi i ri duhet të na rrëfejë Zoti, jo të zgjidhet nga njerëzit. Një nga etërit në radhët e peshkopëve pati një vegim të një Njeriu që rrezatonte dritë, i cili i tha atij se ai që do të vinte në kishë atë natë dhe do të ishte i pari që do të hynte duhej të bëhej kryepeshkop. Ai do të quhet Nikolla. Peshkopi vajti në kishë atë natë që të priste Nikollën që të vinte. Shenjtori si gjithmonë ishte i pari që vinte në kishë, por kësaj herë u ndal nga peshkopi. “Cili është emri yt, bir?”, – e pyeti ai. I zgjedhuri i Perëndisë u përgjigj, “Emri im është Nikolla o Zot dhe unë jam shërbëtori yt”.
Pas shugurimit të tij si kryepeshkop, Shën Nikolla vazhdoi të jetë një asketik i madh dhe për tufën e tij ishte imazhi i mirësjelljes, mirësisë, dashurisë për njerëzit. Kjo ishte veçanërisht e çmuar për Kishën e Licianit gjatë kohës së persekutimit të të Krishterëve nën perandorin Diokletian (284-305). Shën Nikolla u fut në burg së bashku me të krishterë të tjerë se refuzoi që të adhuronte idhujt dhe i mbështeti të burgosurit dhe i nxiti ata që të duronin zinxhirët, dënimet dhe torturat. Zoti e ruajti atë të pacënuar. Në ditën e bërjes së Shën Konstandinit perandor (21 Maj), Shën Nikolla iu kthye tufës së tij që me gëzim të madh e pritën udhëheqësin e tyre shpirtëror.
Pavarësisht nga përkujdesja e tij e madhe shpirtërore dhe pastërtia e zemrës, Shën Nikolla ishte një njeri i zellshëm dhe një luftëtar i vendosur i Kishës së Krishtit. Duke luftuar shpirtrat e këqinj, shenjtori vinte vërdallë në tempujt dhe vende idhujtarie të Mira-s dhe i shkatërronte idhujt, duke i kthyer tempujt e tyre në pluhur.
Në vitin 325 Shën Nikolla ishte pjesëmarrës në Këshillin e Parë Ekumenik. Ky këshill shpalli Simbolin Nikenian të Besimit dhe ai foli kundër heretikëve si Arius me shenjtorët e tjerë si Shën Silvester Peshkopi i Romës, Aleksandri i Aleksandrise, Spiridhoni i Trimithontos dhe Etërit e tjerë të Këshillit.
Shën Nikolla, i mbushur me zell për t’i shërbyer Perëndisë një herë sulmoi heretikun Arius me fjalë dhe e goditi atë në fytyrë. Për këtë arsye, atij iu hoq emblema e peshkopatës së tij dhe u vendos nën kontrollin e rojeve. Por disa prej Etërve të Shenjtë patën të njëjtin vegim, panë Vetë Zotin dhe Nënën e Zotit që ia ktheu Shenjtorit Ungjillin dhe emblemën e peshkopit. Etërit e Këshillit ranë dakord se guximi i shenjtorit ishte i pëlqyeshëm nga Perëndia dhe ia rikthyen shenjtorit postin e peshkopit.
Pasi u kthye në dioqezën e tij, shenjtori i solli paqe dhe bekime, duke mbjellë fjalën e së Vërtetës, duke shkulur me rrënjë herezitë, duke ushqyer tufën e tij me doktrinë të shëndoshë dhe duke u dhënë ushqim për trupin.
Edhe gjatë vetë jetës së tij shenjtori bëri shumë mrekulli. Një nga më të mëdhate ishte shpëtimi i tre njerëzve nga vdekja, që ishin dënuar padrejtësisht nga guvernatori me dëshmitarë të rremë e të paguar. Shenjtori me guxim iu afrua ekzekutuesit dhe i mori shpatën nga dora, shpatë që po ua mbante të dënuarve mbi kokë. Guvernatori, pasi u denoncua nga Shën Nikolla për atë padrejtësi u pendua dhe u lut për falje.
Këtë ngjarje të mahnitshme e dëshmuan edhe 3 oficerë ushtarakë që ishin dërguar në Phrygia nga perandori Konstandin, në mënyrë që të shtypnin një rebelim. Atyre as nuk u shkonte ndërmend se, së shpejti edhe ata do të ndjenin nevojën e ndërhyrjes së Shën Nikollës. Njerëz djallëzorë folën keq për ta tek perandori dhe të tre ata u dënuan me vdekje. Duke iu shfaqur Shën Konstandinit në një ëndërr, Shën Nikolla i kërkoi që të kthente mbrapsht dënimin e padrejtë për oficerët e tij.
Ai bëri shumë mrekulli të tjera dhe vuajti shumë në punën e tij. Fale lutjeve të shenjtorit, qyteti i Mira-s u shpëtua nga flama e urisë që kishte rënë. Ai iu shfaq një tregtari italian dhe i la 3 monedha floriri si premtim pagese. I kërkoi tregtarit që të lundronte për në Mira dhe të çonte grurë atje. Më shumë se një herë, shenjtori shpëtoi ata që ishin duke u mbytur në det dhe nxori nga burgu plot të tjerë.
Kur ishte burrë plak, Shën Nikolla fjeti paqësisht në Zot. Relikat e tij të lavdëruara u ruajtën të pacënuara në katedralen lokale dhe lëshuan një lëng shërues që shëroi shumë njerëz. Në vitin 1087, relikat e tij u transferuan në qytetin italian të Barit, prej ku prehen edhe sot e kësaj dite.
Emri i shenjtorit të madh të Zotit, heirarkut dhe çudibërësit Nikolla, një ndihmës i shpejtë dhe një bamirës i të gjithë atyre që i kërkojnë ndihmë atij, është i mirënjohur në çdo cep të tokës, në shumë toka dhe në shumë popuj. Në Rusi ka shumë katedrale, manastire dhe kisha të shenjtëruara nga emri i tij. Nuk ka asnjë qytet madje, që të mos ketë një Kishë, dedikuar atij.
Shën Nikolla është mbrojtësi i udhëtarëve, shpëtimtari i të përmbyturve, i të varfërve dhe parandalues i fatkeqësive të tjera. Ai mbi të gjitha është sinonim i bujarisë, dorëdhënies dhe zemërgjerësisë.
Edhe heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu është varrosur ne kishën e Shënkollit të Lezhës.