Njihuni me të famshmit që u bënë politikanë

Politikanët konsiderohen në tӕ gjithë botën si njerëz të famshëm, por ka të tillë që kanë qenë të famshëm edhe para se të bëheshin politikanë. Në fakt, ndoshta edhe më të famshëm. Cilët janë ata? Njihuni me disa prej tyre më poshtë.

 

  1. Ronald Reagan

Reagani ishte presidenti i 40-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai është rasti më i suksesshëm kur një artist bëhet politikan. Fillimisht gazetar sporti në radio e më vonë aktor në Hollywoodit, karrierë kjo të cilën e filloi në vitin 1939, Reagani është rasti më i suksesshëm kur një artist bëhet politikan. Fillimisht ai ishte anëtar i Partisë Demokratike deri në vitin 1962 kur iu bashkua Partisë Republikane, si anëtarë i së cilës u zgjodh guvernator i Kalifornisë në vitin 1964. Ai fitoi nominimin dhe zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1980, duke e mundur presidentin në detyrë Jimmy Carter.

 

  1. Arnold Schwarzenegger

Arnold Schwarzenegger është aktor, regjisor dhe producent. Në moshën 20 vjeçare u bë kampion bote në bodybulding, sport ky me të cilin kishte filluar të merrej që kur ishte 15 vjeç. Si përfaqësues i partisë Republikane, në vitin 2007 Arnoldi zgjidhet guvernator i Kalifornisë, i 38-ti me radhë.

 

  1. Fred Thompson

Para se të merrej me politikë, Fred ishte aktor, lobist dhe kolumnist. Pas përfundimit të shkollës në vitin 1967, ai punoi si avokat asistent dhe menaxher i fushatës së senatorit Howard Baker. Fredi ishte edhe kryetar i Bordit Këshill-dhënës për Siguri Ndërkombëtare. Më vonë u nominua për senator të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Tennessee.

 

  1. Clint Eastwood

Eastwood është aktor, regjisor dhe producent, i cili u popullarizua me rolet e tij të luajtur në filma gjatë viteve 1960. Përveç aktrimit, Clint u dallua edhe me punën e tij si regjisor, ku më vonë u shpërblye edhe me “Academy Award”. Më vonë ai hyri në politikë, duke iu bashkuar radhëve të republikanëve. Në vitin 1986, Clint u zgjodh kryebashkiak i Carmel-by-the-Sea, të Kalifornisë, post ky në të cilin shërbeu për dy vjet rresht.

 

  1. Ben Stein

Stein është shkrimtar, avokat dhe aktor. Ai u bë i njohur falë fjalimeve që shkruante për presidentin amerikan Richard Nixon dhe komentet mbi çështjet ekonomike, politike dhe shoqërore. Në vitin 2008, Stein mori çmimin për Liri të Shprehjes.

 

  1. Shirley Temple Black

Shirley ishte aktore filmi, këngëtare dhe balerinë. Karrierën e saj prej artisteje e filloi që në fëmijëri, ndërsa me politikë filloi të merrej që në rininë e saj. Shirley ishte ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Ganë dhe në Çeki, si edhe si shefe e protokollit të Shteteve të Bashkuara.

 

  1. Sonny Bono

Bono ishte këngëtar, kompozitor dhe producent. Popullariteti i tij arriti kulmin pas martesës me këngëtaren Cher, kur patën filluar karrierën e tyre të të kënduarit në duet. Bono gjithashtu ka luajtur edhe në disa filma, ndërsa me politikë filloi të merret më vonë, kur u bë kryebashkiak i Palm Springs në Kaliforni dhe kongresmen.

 

  1. Al Franken

Ai është aktor, shkrimtar, producent dhe komedian, i cili iu bashkua Senatit, ku edhe aktualisht shërben si senator i ri i Shteteve të Bashkuara nga Minesota.

SHKARKO APP