Nobel për Kadarenë, Akademia e Shkencave: 3 arsye përse e meriton këtë çmim
Akademia e shkencave ka propozuar për çmimin Nobel shkrimtarin Ismail Kadare. Titujt e rinj thuajse çdo vit, vlerësimet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe përkthimi i Kadaresë në shumë gjuhë janë tre arsyet kryesore të këtij propozimi.
Në 85 vjetorin e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, është propozuar për herë të 20 për çmimin Nobel.
Këtë herë propozimi është bërë nga akademia e shkencave, ku nënkryetari i këtij institucioni radhiti tre nga arsyet kryesore, përse Kadare e meriton këtë vlerësim.
Disa nga momentet më të veçanta të shkrimtarit u vunë përball të pranishmëve përmes një ekspozite fotografike.
Për 85 vjetorin e lindjes së Kadaresë, studiuesi dhe kritiku letrat Bashkim Kuçuku solli për lexuesit dy vëllime të botimit “Kadare në kritikën botërore” një enciklopedi sipas profesor Shaban Sinani e cila tregon vlerat e veprave të tij.
Deri tani veprat e Kadaresë janë përkthyer në 46 gjuhë të botës, një ndër arsyet kjo, që Akademia e Shkencave e propozon për çmimin Nobel në letërsi.