”Nomadland”, filmi që flet për endacakët triumfon në Festivalin e Venecias
Në një kohë që grumbullimet nuk lejohen si pasojë e përhapjes së Covid-19, eventi më i madh për film ”Festivali i Venecias”, mbylli siparin e këtij edicioni të pazakontë. ”Nomadland” e regjisores Chloe Zhao, rrëmbeu trofeun kryesor, duke e bërë atë gruan e parë që fiton një luan të artë në një dekadë. Filmi që flet për endacakët amerikanë dhe uljet e ngritjet e rrugës, mori çmimin kryesor në një kompeticion që u konsiderua se rilancoi një kinema globale të gjunjëzuar nga kriza e Covid-19.
Në rolin kryesor në film është fituesja e dy çmimeve Oscar, Frances McDormand, në petkat e një vejushe që merr rugët kur humbet shtëpinë. Regjisorja e lindur në Kinë, Chloe Zhao, e moti çmimin 10 vite pas Sofia Cippola-s në 2012-ën, me filmin e saj Somewhere. Përmes Zoom-it, Zhao dhe McDormand, folën nga pasadena në Kaliforni, ku filmi u shfaq premierë të premten, të ulura në furgonin e përdorur në film.
Edicioni i 77 i festivalit u kryesua nga aktorja australiane Cate Blanchett, si presidente jurie dhe u zhvillua në një vit kur teatrot u mbyllën, setet e filmave po ashtu dhe të apasionuarit e kinemasë u detyruan ti ktheheshin videove streaming në shtëpi, gjatë muajve të izolimit si pasojë e Covid-19.