Nominimet e mundshme për Oscars 2019

Me shumë festivale “poshtë e përpjetë”, ka nisur edhe spekulimet për filmat dhe aktorët që mund të nominohen vitin e ardhshëm për ndarjen e çmimeve Oscar, shkruan kritiku i filmit të Guardianit, Benjamin Lee, transmeton Telegrafi.

Ndër filmat që ai përmend është “Roma” – drama e alfonso Cuaronit, një pretendent i duhur për të edhe për filmin më të mirë.

“Kritika ishte pothuajse kudo entuziaste, ndërsa Peter Bradshaw i Guardianit ia dha pesë yje duke e quajtur filmin më të mirë deri tash të Cuaronit”, thotë ai.

Një tjetër propozim është filmi i Bradley Cooperit, “A Star Is Born”, që u mirëprit në Venecie dhe në Toronto. Cooper mendon se mund të jetë kandidat i mirë për rol kryesor dhe për regji më të mirë. Ndërkaq, si aktore më e mirë, Lady Gaga po e këtij filmi, në një konkurrencë me Olivia Colmanin dhe rolin e saj te “The Favourite”, ku luajnë edhe Emma Stone dhe Rachel Weisz.

Publiku në Telluride dhe Toronto kanë pëlqyer edhe rolin e Melissa McCarthyt te “Can You Ever Forgive Me?”, një tragjikomedi e bazuar në ngjarje të vërtet, si dhe drama biografike “The Front Runner”. Ndërkaq, filmat tjerë që përmend Lee janë: “Boy Erased”, “Old Man and the Gun”, “First Man”, “Green Book”…

Për të, nominimet mund të jenë si më poshtë:

Lady Gaga – Aktorja më e mirë, “A Star is Born”

Alfonso Cuarón – Regjia më e mirë, “Roma”

Richard E Grant – Aktori më i mirë në rol dytësor, “Can You Ever Forgive Me?”

Olivia Colman – Aktorja më e mirë, “The Favourite”

Regina King – Aktorja më e mirë në rol dytësor, “If Beale Street Could Talk”

Robert Redford – Aktori më i mirë, “Old Man and the Gun”

Timothée Chalamet – Aktori më i mirë në rol dytësor, “Beautiful Boy”

Barry Jenkins – Regjia më e mirë, “If Beale Street Could Talk”

Bradley Cooper – aktori më i mirë, “A Star is Born”

Glenn Close – aktorja më e mirë, “The Wife”.

 

/Burimi: Telegrafi/

SHKARKO APP