“Notre-Dame”, fiton tradicionalizmi, katedralja do restaurohet sipas konceptit të shekullit ’19

Presidenti francez ka vënë traditën dhe nuk ka rënë pre e modernizmit për restaurimin e katedrales “Notre-Dame” në Paris. Vepra monumentale e katolikëve pritet të nisë rindërtimin vitin e ardhshëm pas zjarrit që e shkrumboi pjesërisht prillin e vitit e kaluar.

Katedralja e njohur franceze, “Notre-Dame e Parisit”, do të rikonstruktohet siç ka qenë para se të digjej pjesërisht nga zjarri i vitit të kaluar.

Një komision arkitektësh, mbrojtës të trashëgimisë kulturore dhe vetë presidenti Emanuel Makron vendosën se godina simbol e kryeqytetit të Francës duhet restauruar me idetë origjinale të shekujve të mëparshëm, dhe të mos i nënshtrohet modernizmit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Flakët aksidentale të 15 prillit 2019 shkrumbuan çatinë dhe rrëzuan majën spirale të katedrales duke përshkuar deri në brendësinë e ndërtesës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa prej sendeve më të çmuara fetare dhe artistike u arrit të shpëtohen para se zjarri të përhapej.

Për monumentin 850-vjeçar, kreu i shtetit kishte sugjeruar muaj më parë që çatia dhe spiralja mund të rindërtohen me alternativa më bashkëkohore.

Kjo shtyu arkitektë nga e gjithë bota të propozojnë projekte të veçanta dhe të pazakonshme, mes tyre plane për mbulimin e tërë çatisë me pishinë apo me hapësirë të gjelbër.

Të enjten, komisioni i posaçëm u shpreh se kryevepra gotike e kryeqytetit por edhe spiralja e saj duhet të restaurohen duke respektuar tërësinë, koherencën, harmoninë dhe traditën.

Procesi i rindërtimit pritet të nisë vetëm vitin e ardhshëm dhe presidenti Makron ka vënë si objektiv vitin 2024 për realizimin e tij, që të përkojë me mbajtjen e Lojërave Olimpike.

“Notre-Dame e Parisit” është kisha kryesore e kryeqytetit francez dhe më e njohura në mbarë botën, dhe ka pritur më shumë se 12 milionë turistë çdo vit në të kaluarën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?