Nudizmi në skenë, Zef Deda: Hiqeni fjalën tabu në art
Kultura E Hënë, 28 Shtator 2020 14:59
Aktori Zef Deda në një lidhje me skype në “Shqipria Live” tha se duhet të hiqet fjala tabu në art dhe se nuk duhet të ekzistojë. Sipas tij çdo gjë që pëlqehet dhe bëhet me pasion edhe nëse është ndryshe është art. Ky reagim i tij vjen pas debatit dhe reagimeve të krijuara në lidhje me shfaqjen e teatrale “Bosh” që po jepet në kryeqytet këtë javë, ku personazhi kryesor Joni shfaqet nudo në skenë.