“Nuk e mendoja se do ta pranonin”, kantautori prezantohet në Festival me kritika ndaj Qeverisë

Kantautori i njohur Gjergj Leka do të prezantohet këtë vit në Festivalin e 57 të RTSH me këngën ‘Një ditë tjetër’.

Ky produksion i Lekës, është një kritikë e hapur ndaj qeverisë.

Në një intervistë për gazetën Panorama, këngëtari është shprehur, se varfëria në Shqipëri është alarmane dhe politika ka shtrirë ndikimin te gjithësecili.

Ai tha:

Çfarë mund të pres? Më mirë nuk janë bërë, por përkundrazi. Fut këtu edhe ndikimin që vetë politika ka te gjithsecilin, rezultati vetëm sa përkeqësohet.

Prandaj, nuk besoj se mund të rregullohet diçka. Varfëria në këtë vend është alarmante, përtej të gjitha parashikimeve.”

Leka shton:

Për habinë time, u pranua. Kur e bëra, nuk mendoja se do ta pranonin.

SHKARKO APP