“Nuk më vjen keq për atë që vdes, sepse nuk vdes ai që vdes, por “vdesin” ata që rrojnë”

Disa thënie të veçanta nga disa prej librave më të veçantë…

“Shkruaj sepse e dua erën e letrës dhe të bojës. Shkruaj sepse ky është një zakon dhe një pasion. Shkruaj sepse kam frikë të jem i harrueshëm. Shkruaj sepse më pëlqen fama dhe interesi që kjo më sjell. Shkruaj për të qenë vetëm. Shkruaj me shpresën të kuptoj përse jam aq i mërzitur me ju të gjithë”. – Orhan Pamuk, “Baulja e Babait”

“Njeriu është e vetmja krijesë që konsumon pa prodhuar. Ai nuk bën qumësht, nuk ngroh vezë, është tepër i dobët të tërheqë plugun dhe nuk vrapon mjaftueshëm shpejt për të gjuajtur lepuj. Megjithatë, ai është padron i të gjitha kafshëve. Ai i vendos kafshët në punë, i jep atyre aq sa të mos vdesin urie dhe e mban pjesën tjetër për vete”. – George Orwell, “Ferma e kafshëve”

“Jeta nuk është e vështirë të menaxhohet kur nuk ke asgjë për të humbur”. – Ernest Hemingway, “Lamtumirë Armë”

“Në thellësitë e dimrit, unë më në fund mësova se brenda meje gjendet një verë e pamposhtme”. – Albert Camus, “I huaji”

“Nuk mund ta humbas të vetmen gjë që më mban gjallë: shpresën. Një fjalë që shpesh gjendet me ne në mëngjes, vritet gjatë ditës dhe vdes ngadalë në erresirë, por për fat, përsëri rilind me agimin… “. – Paulo Coelho, “Zahiri”

“…që nga ky çast u binda përfundimisht që asnjë faj nuk ka si harrohet, përderisa atë e mban mend ndërgjegjia…”. – Stefan Cvajg, “Padurimi i zemrës”

“Mua nuk më vjen keq për atë që vdes, sepse nuk vdes ai që vdes, por “vdesin” ata që rrojnë”. – Sterjo Spasse, “Pse”

“Njerëzit me ndjeshmëri të sëmurë dhe me imagjinatë të acaruar, në rast se mendja e tyre has në ndonjë problem të koklavitur, kanë çaste të tilla: tronditen dhe ndërgjegjia e tyre dehat aq sa të paktën përkohësisht marrëzia ose lajthitja merr frerin në dorë. Në të tilla raste, vullneti e guximi ikin me nxitim për t’ia lënë vendin panikut dhe çmendurisë së përkohshme”. -Teodor Drajzer, “Një tragjedi amerikane”

“Përfytyrimin pamor të një krijese të dashur mund ta zgjojmë në dy mënyra: duke shtrydhur trutë-syhapur, ose symbyllurazi, e, sakaq në errësiren e përtej qepallave na ravijëzohen tiparet e fytyrës së shtrenjtë, në trajtën e një fantazme të vockël”. Vladimir Nabokov, “Lolita”

“Të gjitha familjet e lumtura janë njësoj, ndërsa familjet jo të lumtura janë të gjitha jo të lumtura në mënyra të ndryshme”. Tolstoi, “Ana Karenina”

/ bota.al

SHKARKO APP