“Nyou”, Festivali i muzikës Jazz çel siparin e Amfiteatrit të ri

Ngjarje të rëndësishme sociale dhe artistike në kryeqytet do të ofrojë inaugurimi i amfiteatrit të ri të liqenit.

Ngjarje nga më të larmishmet do të pasojnë njëra-tjetrën për të argëtuar në vazhdimësi publikun kryeqytetas e jo vetëm.

I tillë është edhe festivali i muzikës jazz “Nyou”, i cili do të mbledhë publik në tre mbrëmje, përkatësisht më datë 6-7 dhe 8 qershor. Me pjesëmarrjen e veçantë të kuartetit Ivan Ivanov, Marko Markovic, Dina Busic, Human Touch, Nesim Maxhuni, ZJM Big Band kjo mbrëmje do të ndezë atmosferën me një cilësi të jashtëzakonshme artistike.

Çdo mbrëmje muzikore do të paraprihet nga paradite të dedikuara të artistëve të rinj të Liceut Artistik të kryeqytetit, etj., si edhe aktivitete fëmijësh për socializimin e fëmijëve me aftësi të veçanta të sindromës Doën.

Ky event ka bërë bashkë muzikantë e sipërmarrës, njerëz të apasionuar pas jetës me ritëm dhe aktivitet.

Për një fillim vere ndryshe, “NYou” ju pret në një festë të vërtetë në kryeqytet.

/VOX ALBANIAE.COM/

Image may contain: text

 

SHKARKO APP