Opera italiane në UNESCO? Ish-ministri Scanio sjell peticionin në Shqipëri

Italiantët nuk ndalen. Pas suksesit me picën napolitane që ia doli ta përfshijë në UNESCO, ish-Ministri italian i mjedisit Pecoraro ndërmerr një tjetër sfidë për të bërë pjesë së UNESCO-s edhe operan italiane. Peticionin e ka sjellë edhe në Shqipëri, duke shpresuar se qytetarët shqiptarë do ta firmosin atë.
“Gjuha e muzikës është italishtja. Kur dikush shkruan Allegro, apo Dante e shkruan italisht. Fjala Opera në të gjithë botën shkruhet italisht dhe teatri i parë i muzikës lirike ka lindur në Napoli. Po ashtu në italisht thuhen edhe fjalët tenor, soprano por edhe bravo, kur dikush ia del”, shprehet Pecoraro Scanio, transmeton Ora News.
Pas Shqipërisë, Italia është vendi i dytë në të cilën kjo fushatë prezantohet. Një nga arsyet që peticioni ka mbërritur në vendin tonë është dashuria që shqiptarët kanë për muzikën italiane.
“Në Itali tashmë e kemi lançuar fushatën, i pari shtet i huaj është Shqipëria ku po sjellim peticionin në bashkëpunim me Ambasadorin italian, Alberto Cutillo dhe Drejtorin e shoqatës “Dante Aligeri”. Peticioni mund të firmoset edhe online”, thekson ish-ministri italian.
Sa i përket integrimit të vendit tonë në familjen europiane, ish-ministri shprehet optimist dhe thotë se Italia ka nevojë për Shqipërinë në Bashkimin Europian.
“Unë jam i bindur se Shqipëria ka bërë shumë hapa para për t`u afruar me Bashkimin Europian, dhe BE duhet që të ndihmojë në procesin e integrimit jo vetëm Shqipërinë por edhe vendet e Ballkanit. Italia ka interes që Shqipëria të pranohet në BE pasi mes vendeve tona ka histori e marrëdhënie të gjata. Ndër të parët që e nënshkroi peticionin ishte Ambasadori italian, Alberto Cutillo, si dhe Drejtori i shkollës italiane në Tiranë”, përfundon ai.

SHKARKO APP