Oscar 2018: Çfarë duhet të presim nga ceremonia e këtij viti
Ceremonia e Çmimeve Oskar po mbahet nën hijen e skandaleve të sulmeve seksuale që ka tronditur Hollywood në muajt e fundit.
Yjet më të mëdhenj të botës së Hollywood do të mblidhen mbrëmjen e së dielës në Dolby Theatre në 90 vjetorin e Academy Awards.
Por një vëmendje të veçantë do të ketë edhe çështja që ka transfromuar botën e filmit e simbolizuar nga lëvizja Time’s Up.
Time’s Up mund të dominojë bisedën si në tapetin e kuq edhe në fjalimet e fituesve, gjithsesi, me Hollywood që ka parë një ndryshim sizmik.
‘The Shape of Water’ udhëheq me 13 nominime.
Jimmy Kimmel do të mbajë detyrën e prezantuesit të eventit të rëndësishëm për të dytin vit rradhazi.
Gjatë shfaqjes do të ketë performanca nga të gjithë nominuarit për këngën më të mirë, përfshirë Sujjan Stevens, Mary J Blige e Common dhe Mudbound.
Guillermo del Toro është informuar se do të marrë çmimin e regjizorin më të mirë për romancën tjetër, duke shkëlqyer me aktoren britanike Sally Hawkins, në rolin e një pastruesje memece që bie në dashuri me një njeri amfib.
‘Three Billboards Outside Ebbing’ thuhet se do të marrë në shtëpi çmimin e parë të natës ‘best picture’.
Nominimet e tjera përfshijnë ‘Get Out’, filmi horror i luajtur nga aktori Skins Daniel Kaluuya dhe ‘Dunkirk’ të Christopher Nolan.
Kaluuya është gjithashtu i nominuar në kategorinë e aktorit më të mirë, kundër kolegut britanik Gary Oldman.
Lesley Manville është nominuar për aktoren më të mirë mbështetëse për Phantom Thread, kundër kandidatëve të tjerë britanikë përfshirë projektuesin e kostumeve Jacqueline Durran dhe kinematografin Roger Deakins.
Udhëheqësja e ‘Three Billboards’, Frances McDormand, që luan rolin e një nëne të pikëlluar e vendosur për tu hakmarrë ndaj vdekjes brutale të vajzës së saj adoleshente pritet të quhet aktorja më e mirë. Ajo tashmë atë titull e ka siguruar në Golden Globes dhe Baftas.
Megjithatë, ajo përballet me konkurrenten, 3 herë fituese e Çmimeve Oskar, Meryl Streep për The Post si dhe Saoirse Ronan për rolin e saj në Lady Bird si Christine.
Jashtë çmimeve të aktrimit, ka konkurrentë britanik në kategorinë për filmin më të mirë të shkurtër, me Rachel Shenton të nominuar për The Silent Child.
Dhe kompania britanike e animacionit Magic Light Pictures është gati për çmimin e filmit të animuar më të mirë për Revolting Rhymes.
Le të shohim sonte se si do të ndahen çmimet.