Panairi i artizanatit në Gjirokastër, marrin pjesë artizanë nga rajoni

Panairi i 12-të i Artizanatit dhe zejeve është çelur të premten në qendrën historike të Gjrokastrës.

Festa e folklorit, artizanatit dhe miqësisë do të zgjasë 3 ditë dhe ka grumbulluar në qytet artizanë nga e gjithë Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia.

Sadi Petrela, një prej organizatorëve, tha se panairi përveçse i jep jetë qytetit promovon Gjirokastrën si pasuri të trashëgimisë kulturore botërore.

Sadi Petrela: “Artizanati ka një vlerë të madhe për të krijuar një model sesi trashëgimia kulturore si një element i rëndësishëm, si një bazë për promovimin ekonomik dhe social. Në këtë drejtim kemi punuar me partnerë në të gjithë Shqipërinë dhe herë pas here kemi vizitorë nga vend të ndryshme fqinje. Vizioni i së ardhmes i këtij panairi do të jetë që të zhvillohet më tej, të ketë produkte më të mira, cilësore dhe të bëhet një panair rajonal.”  

Panairi i artizanatit ka mbledhur në pazarin karakteristik mbi 40 artizanë nga i gjithë vendi. Në panair spikat larmia e produkteve, gjeografia e tyre, materialet e përdorura dhe rizgjimi i traditës për ti sjellë ato sa më origjinale.

Artizane: “Një pasion i vogël u kthye në një dëshirë të madhe. Por është edhe jetesa jonë, na siguron fitimet.”

Prej 12 vitesh, falë një eventi rrugët karakteristike të Gjirokastrës shndërrohen në epiqendrën e artizanatit shqiptar.

/Ora News

 

SHKARKO APP