Panairi i Librit, De Bernardi: Leximi që në moshën parashkollore

Përfaqësues i organizatës ndërkombëtare që operon edhe në Shqipëri “UNICEF”, Roberto De Bernardi përshëndeti hapjen e “Panairit të Librit Tirana 2019” e cila përkoi dhe me vitin e promovimit të 30 vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve. Ai theksoi se leximi është gjithashtu i rëndësishëm edhe kur diskutojmë për pabarazitë sociale.

”Jo të gjitha familjet, kanë mundësi t’u sigurojnë fëmijëve libra artistik, prandaj “UNICEF” mbështet dhe promovon kulturën e leximit, që në parashkollor. Duke lexuar çdo ditë, duke mësuar fjalë të reja, duke u përfshirë në një dialog me fëmijët e vegjël, ato mund të zhvillohen dhe të përparojnë”.

Sipas tij, disa nga çështjet e ngritura nga vetë fëmijët në Shqipëri janë: ”Nevoja për libra cilësorë, por ata kanë nevojë dhe për prindër dhe të rritur të angazhuar, për të lexuar së bashku, për të diskutuar me ta për ato që lexojnë”. Ai vuri në dukje rëndësinë e biblioteka në qytete dhe forumet për të diskutuar librat me bashkëmoshatarët e tyre.

SHKARKO APP