Panairi i universiteteve amerikane vjen në Ballkan

16 universitete amerikane po zhvillojnënjë tur në Europën Juglindore për të ftuar të rinjtë që të studjojnë në SHBA.

“Kjo është hera e parë që ne nga universiteti Truman po vizitojmë Shqipërinë, por më herët kemi mirëpritur disa studentë të mrekullueshëm nga Shqipëria. Ata na sollën këtu. Po bisedojmë me studtentët këtu mbi programet akademike, jeta në kampus, aplikimet dhe përfitime të tjera shkollore” – thotë Majkëll Kamings, – Jam i lumtur që jam këtu në Shqipëria dhe nga ana e Universitetit Truman po ju ftoj të vini te ne dhe të studioni dhe të bëheni pjesë e bashkësisë tonë të studiuesve.

“Qëllimi kryesor është që këto universitete t’u shpjegojnë mundësitë dhe programet e shumta mësimore të rinjve shqiptarë, që dëshirojnë të studjojnë në SHBA në universitete të ndryshme dhe në kushte të ndryshme. Ky ishte një rast për t’u takuar dhe diskutuar me të rinjtë që dëshirojnë të studiojnë dhe të sqarohen si të aplikojnë për studime në SHBA” – tha Lucija Straley, zëvendës shefe e marrëdhënieve publike në ambasadën e SHBA-ve në Tiranë.

“Numri i të rinjve që studjojnë në SHBA është duke u rritur. Këtë vit janë duke studiuar rreth 900 studentë me një rritje prej 30 për qind. Në 5 vitet e fundit kemi shënuar një rritje prej 40 për qind të të rinjve që studiojnë në SHBA” – tha Lusija Straley nga ambasada amerikane në Tiranë.

Panairi i Universiteteve amerikane po viziton disa kryeqytete në rajon, mes tyre edhe Shkupi edhe Prishtina.

Organizatorët pohojnë se studimi është një përparësi e madhe për SHBA ndaj edhe ftesat dhe mundësitë janë të pafundme për për të rinjtë shqiptarë të ndjekin programet e universiteteve amerikane.

SHKARKO APP