Pandemia shtyn eventet e përvitshme, filmat do të shfaqen online
Festivalet e përvitshme të filmave që janë anuluar për shkak të pandemisë këtë vit do të jenë online. Organizatorët e festivaleve në të gjithë botën kanë vendosur që të shfaqin në livestram një pjesë të produksioneve të tyre.
Pas anulimit të eventeve të përvitshme të filmit në Kanë dhe Nju Jork, për shkak të pandemisë, më shumë se 20 Festivale filmash në botë kanë vendosur të shfaqin produksionet e tyre në livestream. Për 10 ditë, festivali onlinë do të shfaqë filma, dokumentarë dhe muzikë. Programi i plotë ende nuk është bërë publik, megjithatë mundësitë që të shfaqen produksionet e reja janë të pakta.
Anulimi i festivalit të filmit në Kanë në maj dhe pasiguria rreth eventeve të Venecias dhe Torontos në shtator për shkak të epidemisë së koronavirusit, i ka vendosur producentët dhe studiot e filmit në dilemë sa I përket promovimit të produksioneve të reja për median dhe publikun. Megjithatë organizatorët e Kanës u shprehën krenarë që u bashkuan në ngjarjen në Youtube.
Jane Rosenthal, bashkëthemeluese e festivalit të filmit Tribeca në Neë York që gjithashtu pritet të anulohet, tha se ideja ishte të frymëzonte dhe bashkonte njerëzit përtej kufijve gjatë pandemisë.
“E gjithë bota ka nevojë për shërim tani” tha Rosenthal.
Festivale të tjera që marrin pjesë janë ato në Jeruzalem, Mumbai, Sarajevo, Sidnej, Tokio dhe Londër. Filmat do të jenë falas ndërse shikuesve do t’u kërkohet të kontribuojnë në Fondin e Solidaritetit të COVID-19 të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.