“Paramount Pictures”, një film biografik për këngëtarin xhamajkan, Bob Marley
Një film biografik për këngëtarin xhamajkan, Bob Marley po përgatitet, theksoi studio “Paramount Pictures”, një projekt, të cilit i është bashkuar edhe djali i tij i madh Ziggy, sipas faqes së specializuar ”Deadline”.
Gjiganti i reage-s, i cili ka rritur popullaritetin e kësaj rryme muzikore në mbarë botën, është bërë pjesë e disa dokumentareve, si “Marley” (2012), por kurrë i një filmi me aktorë.
Robert Nesta Marley, emri i tij i plotë, vdiq në moshën 36-vjeçare në vitin 1981, pas një tumori. Personazh shumë karizmatik, Bob Marley ndiqte filozofinë rastafari (sekt mesianik xhamajkan – shën i përkth.) shumë e përqëndruar mbi Afrikën në përgjithësi dhe Etiopinë në mënyrë të veçantë.
Albumi “Legend”, i dalë në vitin 1984 dhe që grupon sukseset kryesore të njeriut me rastat legjendare me grupin e tij “The Wailers”, u shit në më shumë se 15 milionë kopje.