Parku Kombëtar i Lurës zgjerohet deri në Mat

Parku Kombëtar i Lurës është zgjeruar edhe me liqenin e Zall-Gjoçaj, duke krijuar Parkun Kombëtar “Lurë-Mali i Dejës”. Parku do të ketë një sipërfaqe prej 20 mijë e 242 hektarë.

Zona e zgjerimit të parkut përfshin sipërfaqe me tokë pyjore, shkurre dhe sipërfaqe ujore.

Parku Kombëtar “Lurë-Mali i Dejes” ndahet në tri nënzona ruajtjeje dhe administrimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktivitetet shfrytëzuese të burimeve natyrore, të cilat ndodhen brenda territorit të parkut kombëtar dhe që janë pajisur me leje mjedisore dhe/ose vendim të KKT-së deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, do të lejohet të vazhdojnë ushtrimin e aktivitetit nëse përmbushin kushtet e parashikuara nga ligji nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura të Qarkut Dibër kryen funksionet e administratës së Parkut Kombëtar “Lurë-Mali i Dejes”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?