Parqet e Madridit zyrtarisht në UNESCO, pjesë e trashëgimisë botërore

Dy atraksione të Madridit, i shtohen listës së trashëgimive botërore të Unesco-s. Bëhet fjalë për Paseo Del Prado, bulevardi mes pemëve në qendër të kryeqytetit spanjoll, ku gjendet edhe muzeu i Prado, dhe Park El Retiro, një prej zonave më të vizituara të qytetit.

“Mendoj së është zemra e Madridit. Nuk njoh ndonjë që vjen këtu dhe nuk viziton Retiron, për ndonjë shëtitje apo pije. Është qendra, zemra e qytetit”, shprehet një banore.

El Retiro, një hapësirë e gjelbër urbane me liqen e varka, ka qenë fillimisht pallat dhe kopësht i ndërtuar për përdorim personal të mbretit Felipe IV në shekullin e 17-të.

Ndërsa Paseo Del Prado, ishte një prej bulevardeve të parë në kryeqendrat europiane ku të gjithë qytetarët, pa dallim klase, mund të kalonin kohën e lirë dhe të shëtisnin, siç bëri të ditur Ministria e Jashtme spanjolle.

Vlerësimi konsiderohet si veçanërisht simbolik në kontekstin aktual të pandemisë, ndërsa thuhet se hapësira e ka përmbushur plotësisht funksionin për të cilin u krijua.

Kryeministri Pedro Sanchez nxitoi të festonte lajmin.

”Vlerësim i merituar për një zonë në kryeqytet që përfaqëson trashëgiminë tonë histrike, kulturore dhe artistike”, shkruan ai në Twitter. Sakaq, kryebashkiaku i Madridit Jose Luis Martinez-Almeida u shpreh krenar dhe i lumtur për trashëgiminë e kryeqytetit spanjoll.

SHKARKO APP