”Partizani i vogël Velo”, produksioni rijetëzohet në cilësinë maksimale në versionin 4k në kinamanë verore

”Partizani i vogël Velo” i regjisores Xhanfise Keko, realizuar në vitin 1980, është rijetëzuar nga Arkivi Qendror i Filmit, dhe është prezantuar në versionin 4k në kinamanë verore të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, si vijimi i një rrugëtimi artistik që bën bashkë filma që rrëfejnë histori këtë 80-vjetor të Çlirimit të Shqipërisë. Përtej drejtuesve të arkivave, si atij të Shtetit po ashtu edhe atij të Filmit, në mesin e të pranishmëve gjeje edhe një prej aktorëve protagonistë të filmit, zotin Eduart Çala. Ky është filmi i katërt kinematografik që transmetohet në kinemanë verore pranë DPA-së, si pjesë e repertorit të filmave të përzgjedhur për t’u shfaqur në kuadrin e vitit mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit. Rrugëtimi do të vijojë me të tjera realizime filmike deri në festat e nëntorit.

SHKARKO APP