Pas 3 dekadash, “Amatorët” bëjnë Lezhën të qeshë

Për herë të parë në rreth 3 dekada, pallati i Kulturës në Lezhë u mbush plotë për të parë një shfaqje. Një grup të rinjsh, aktorë amatorë po i japin larmi jetës kulturore, duke ngjitur në skenë komedi.

Për herë të parë pas 25 vitesh, në skenën e pallatit të Kulturës në Lezhë u ngjit në skenë një komedi.

Aktorët në skenë ishin të rinj dhe amatorë, por arritën që mesazhet e komedisë “Të gjithë me huqe” të Laurent Baffi i përcjellin të forta për publikun.

Suksesi i hërës së parë thonë se nuk i ka dehur, por u ka rritur përgjegjesinë që të rikthehen sërish në skenë me një tjetër shfaqje, duke i dhënë kështu larmi jetës të vakët kulturore në Lezhë.

Të pranishmit në sallë e cilësuan një suprizë shfaqjen dhe kërkuan më shumë.

Spekatatori lezhian konsiderohej i vështirë për zhanre të tilla, por të rinjtë u provuan të kundërtën.

Me këtë përgjegjësi, trupa amatore e Lezhës ka nisur tashmë përgatitjet për shfaqjen e radhës e cila po ashtu do të jetë komedi.

SHKARKO APP