Pas 40 vitesh rikthehet ”Ndodhitë e Çufos”, filmi i animuar do të restaurohet

Filmi “Ndodhitë e Çufos”, prodhim i Kinostudios “Shqipëria e Re” i vitit 1982, do të rikthehet në një version të restauruar, në kuadër të nismës “Adopto një Film për Restaurim”, së cilës i është bashkuar edhe regjisori Eduart Grishaj.

Lajmi u bë i ditur nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, i cili falënderoi Grishajn për mbështetjen e dhënë dhe njoftoi se filmi i restauruar do të prezantohet së shpejti në një premierë.

“Ndodhitë e Çufos” është një film i animuar me metrazh të shkurtër për fëmijë, me skenar të Gaqo Bushakës dhe regji të Vlash Drobonikut. Muzika është kompozuar nga Limos Dizdari, operator është Tomi Vaso, montazhi është realizuar nga Perihan (Peri) Mato, ndërsa zërin e personazheve e interpreton Flora Uka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?