Pasioni për femrat i Marlene Dietrich

Ajo është e njohur si gruaja që Hemingay, shkrimtari i njohur amerikan i shkroi letrat më të bukura të dashurisë. Por ndërsa burrat robëroheshin pas saj Marlene Dietrich preferonte të kalonte mbrëmjet me femra. Biografët e saj kanë nxjerrë në pah të fshehta nga jeta e aktores, duke treguar dobësitë që ajo kishte ndaj femrave.

Dietrich arriti ti mbante të fshehta identitetet e femrave me të cilat shoqërohej, duke mbajtur në publik një profil tjetër, atë të koketës me të cilën dashurohej çdo burrë. Dietrich mbeti e popullarizuar gjatë gjithë karrierës së saj të gjatë duke përmirësuar vazhdimisht veten, si në aspektin profesional ashtu edhe mënyrën karakteristike.

Në Berlinin e viteve 1920, ajo ka aktruar në skenë dhe në filmat pa zë. Performanca e sa si Lola-Lola, në “The blue Angel” i drejtuar nga Josef Von Sternberg , i solli asaj famë botërore dhe i garantoj kontratë me Paramount Picture, duke filluar të luaj role në Shtetet e Bashkuara.

Marie Magdalena Dietrich u lind më 27 dhjetor 1901 në Leberstrasse 65 tani një lagje e Berlinit. Ajo ishte më e vogla nga dy vajzat (mostra e saj Elisabeth ishte një vit më e madhe) e Ëilhelmina Elisabeth Josephine (née Felsing) dhe Louis Erich Otto Dietrich, të cilët ishin martuar në dhjetor të vitit 1898.

Nëna e Dietrich ishte nga një familje mirënjohur nga Berlini të cilët kishin në pronësi një firmë prodhimi orësh, ndërsa babai i saj ishte një toger i policisë i cili vdiq në vitin 1907. Ajo është e njohur dhe për thëniet e saj si “Një burrë do të parapëlqente më mirë të kthehej në një shtëpi me shtrat të pashtruar e me një grua të lumtur se me një shtrat të shtruar dhe me një grua të zemëruar”, apo

“Zënka është vdekja e dashurisë”. Një tjetër aforizëm i saj është :”Si ta dish ti se dashuria ka vdekur? Nëse ti thua se do të arrish në orën shtatë dhe arrini në nëntë, dhe ai ose ajo ende nuk e ka thirrur policinë – atëherë dashuria ka vdekur”.

SHKARKO APP