“Pasqyra e jet’s” në poezi, studentja “sfidon” jetën e munguar kulturore në Fushë Krujë
Fushë Kruja është një prej atyre qyteteve ku jeta kulturore thuajse nuk ekziston. Një studente e ka sfiduar këtë realitet të hidhur duke e përzgjedhur për të promovuar librin e saj të dytë.
Në Fushë Krujë, si shumë qytete të tjera të vogla në shqipëri, jeta artistike thuajse nuk ekziston.
Ndaj çdo nismë për të ngjallur jetën e munguar kulturore konsiderohet eveniment në qytetin e vogël.
I tillë ishte edhe promovimi i librit të dytë me poezi nga Selidona Zalla, aktualisht studente në Universitetin e Tiranës.
Mes poezive një i kushtohet realitetit që po jetojmë mes pandemisë së koronavirusit, ndërsa të veçantë e bën fakti se ajo shkruan në gegërisht.
Bashkia e Krujës ka dështuar tu promovojë artin e kulturën, të cilësuara ushqim për shpirtin, aq të rëndësishme edhe në qytetet e vogla me 1001 halle. /Ora News