Pelegrinazhi në kishën e Shna Ndout në Laç, më pak besimtarë

Kisha e Shna Ndout në qytetin e Laçit është vizituar nga mijëra qytetarë për të kremtuar festën e këtij shenjti që përkon me datat 12 dhe 13 qershor. Shumë prej besimtarëve e kalojnë natën pranë kishës. Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19 vihet re prezencë më e ulët e njerëzve në këtë vend të shenjtë. Për mbarëvajtjen e pelegrinazhit janë angazhuar forca të shumta policie të cilët janë vendosur në disa pika. Po ashtu, pranë ambienteve të kishës ka dhe prezencë të bluzave të bardha dhe autoambulancave.

SHKARKO APP