Për herë të parë në Tiranë, Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Gruan

Të sensibilizohet opinioni publik dhe femra të arrijë të krijojë pavarësi dhe individualitet.

Ky është synimi i mbërritjes për herë të parë në Shqipëri i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për gruan në Tiranë me filmin “Die Frembe” me fokus dhunën me bazë gjinore, pikërisht në këtë periudhë ku vrasja e femrës po bëhet fenomen i zakontë.

Ema Andrea, mikpritëse e këtij Festivali, thekson se një femër e fortë në shoqeri është një gur themeli për një shtet të integruar dhe se çdo mashkull duhet të vihet në pozitën e një femre që lufton çdo ditë.

Ema Andrea: Nuk kemi bërë kompromis vlerë. Nuk e di sesi do të ndjeheshit që për çdo mbërritje tuajën tu thonin: A, e ka gruan e pasur ose një dashnore të pasur! Nuk e di sesi të gjithë këto frustrime do të ndikonin në karrierën tuaj dhe atë që jeni sot, nuk e di sesi do të ndjeheshit që për çdo gjë që meritoni tu kërkohet një shpërblim.

Ky Festival në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të kinematografisë ofron edhe një mundësi për të reflektuar për pabarazinë gjnore, sjelljet patriarkale dhe normat sociale që justifikojnë dhunën.

SHKARKO APP