Për herë të parë një varr egjiptian do të hapet live në televizion
Një sarkofag i Egjiptit të Lashtë pritet të hapet gjatë një emisioni LIVE të Discovery Channel.
Këtë emision do ta udhëheqë Chris Jacobs dhe hulumtuesi e eksploruesi Josh Gates të cilët do të udhëtojnë në një rrjet nëntokësor të dhomave dhe tuneleve në të cilat besohet se gjenden mumiet e 40 personave që dikur kanë qenë pjesë e elitës.
Bashkë me ta do të jetë edhe egjiptiologu. Zahi Hawass si dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve të Egjiptit, Mostafa Waziri.
Gjatë këtij transmetimi, shikuesit do ta kenë me mundëisnë t’i shohin pamjet e këtyre dhomave nëpër rrëmime.
Arkeologët aty kanë gjetur disa hyrje vertikale që çojnë në tunele dhe monumente varri të cilat nuk janë gjetur për mijëra vite.
Shikuesit gjithashtu do ta kenë mundësinë ta shohin hapjen e një sarkofagu apo arkivoli misterioz, dhe identiteti i mumies mund të mësohet pas tre mijë vjetësh.
Dy vjet më parë, arkeologët kishin gjetur një dhomë të madhe dhe të fshehtë brenda Piramidës së Madhe të Gizës.
Ky program i quajtur Expedition Unknown: Egypt LIVE do të transmetohet më 7 Prill në orën 20:00 dhe gjithashtu do të shfaqet edhe në Travel Channel dhe Science Channel në të njëjtën kohë.