Për nostalgjikët e muzikës pop, R&B, reggae, së shpejti në Tiranë OCEANA
Metropoli i shqiptarëve, qyteti i cili ndryshon çdo ditë në infrastrukturë, e më rrallë në mentalitet, do të ketë mu në zemër të Tiranës, në qendrën “Coin”, “Music hall-in” e tij, aty ku shërbimi dhe konsumi janë në funksion të një shfaqeje artistike dhe jo siç zakonisht ndodh e kundërta.
Publiku i kryeqyetit më në fund do ketë mundësinë për të zgjedhur një shfaqje artistike, muzikore, sipas zhanrit që i pëlqen, jazz, rock, blues, pop, prej grupeve e instrumentistëve të njohur të Europës e më gjerë, pa qenë e nevojshme që shfaqjen artistike ta mbështesë në faturat e banaqeve të klubeve të Tiranës.
Motorët janë ndezur, drita jeshile gjithashtu, dhe pritet që në mbrëmjet e 2 dhe 3 shkurtit, rreth orës 20.30 të mbrëmjes, për publikun të luajë OCEANA, këngëtarja gjermane e rrymave soul, pop, R&B, reggae e dance pop, me një karrierë që nisi që në adoleshencën e saj në vitin 1997. Pas perforncës në rolin e Aidës, në musical-in “Aida” të Tom Rice e Elton John, ishte edhe vokalistja kryesore në versionin musical të “Dirty Dancing”. Prej 2008-ës, udhëhoqi veten si këngëtare dhe kompozitore, duke nisur me hitin “Cry cry”, pjesë e albumit të parë “Love supply”, e cila qëndroi për disa javë në krye të klasifikimeve europiane, ç’ka i dhanë mundësinë pë t’u bërë pjesë e show-ve të mëdhenj të gjigandëve mediatikë në mbarë Europën. U zgjodh nga UEFA, për të ndjekur Nelly Furtadon-n në vitin 2004 dhe Enrique Iglesian në 2008-ën, në ceremoninë e çeljes së eventit më të rëndësishëm futbollistik të Europës.
Tirana e pret në mbrëmjet e fillimin shkurtit, në datat 2 dhe 3 sëbashku me bandën “Texas Flood” nga Beogradi, një tribute-band i Steve Ray Vaughen, nga albumi i parë i të cilit, kanë marrë edhe emrin.
Këto mbërmje do të jenë dhe çelja e një kalendari të konfirmuar tashmë, ku çdo javë, në dy mbrëmje të secilës javë, do të performojnë live në “Music Hall- by Fusion”, grupe dhe artistë si: Sidney Ellis apo ANIMALS.. Nuk është më: “There is a house in New Orleans…”, por “There is a house in Tirana….”, një shtëpi e re e muzikës live, e cila do të mirëpresë çdo javë identitete artistike të mirë vendosur në tregun e muzikës dhe gjininë e show-ve live.
Për më shumë klikoni faqen e eventit:
https://www.facebook.com/events/1749693455092411/?ti=as