Përgatitjet për Festivalin e 56 të Këngës drejt fundit

Përgatitjet për festivalin e 56 të këngës në RTSH janë drejt fundit. Në Pallatin e Koncerteve e gjithë vëmendja e organizatorëve tashmë është përqëndruar të skenografia. Regjisori Pali Kuke, premton rikthimin e festivalit te traditat dhe vlerat e krijuara në 56 vite.

Në Pallatin e Koncerteve, janë drejt fundit përgatitjet për të mirëpritur eventin më të rëndësishëm muzikor, Festivalin e 56 të Këngës në RTSH.

Pas përzgjedhjes së 22 këngëve pjesmarrëse dhe prezantimit të tyre me publikun, tashmë e gjithë vëmendja është përqëndruar te skenografia që mban autorësin e Aldi Çifligut. Organizatorët, kanë premtuar cilësi dhe rikthimin e Festivalit te vlerat dhe tradiat e krijuara prej 56 vitesh.

Këtë vit do të ketë një rikthim të emrave të mëdhenj të muzikës shqiptare, por skenës nuk do t`i mungojnë as energjitë e reja. Regjisori Pali Kuke veçon disa prej risive, duke u treguar i kujdeshëm për të mos zbuluar detaje.

Ndryshe nga vitet e kaluar, dashamirsit e muzikës kanë mundur të njihen me këngët garuese para nisjes së festivalit i cili do të mbahet në datat 21, 22 dhe do të kulojmë ne natën finale të 23 dhjetorit.

Ora News- Përgatitjet për Festivalin e 56 të Këngës drejt fundit

SHKARKO APP