Përjetim i imi nga ekspozita e Tahir Emrës

Nga Ilir Muharremi –
Artin e shohë si një revoltë të pastër një “jo” e madhe ndaj reales e cila në atë kohë ishte shumë shqetësuese. Kjo dëshmon nga “Profil i një modeleje”, vizatim me laps në letër. Një grua e ulur, me vështrim të humbur, përtej vizatimit, hapësirës, dhomës së zymtë e të errët e cila mundohet ta ndjek dritën që vjen matanë hapësirës. E veshur me të zezë, ajo më së miri tregon një ngjarje nga thellësia e shpirtit mëton të theksoj se gjërat kanë zgjatur tepër. Nga kjo mësojmë se te njeriu ekziston një farë kufiri. Këtë kufij e gjejmë në ndjenjën e të revoltuarit. Kjo ndjenjë vjen si autobiografi e artistit-akademik Tahir Emra në ekspozitën personale retrospektivë të hapur ditë më parë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ekspozita u hap me rastin e 80 vjetorit të lindjes dhe 60 vjetorit të krijimtarisë artistike të tij. “Emra di ç’kërkon nga ngjyra dhe detaji”, ka shkruar Ali Podrimja. Natyrisht, sepse vizatimet dhe pikturat e tij burojnë nga mendimi intelektual. Vizatimet veçanërisht portretet kanë ngarkesa emocionale sidomos portreti në fjalë i cili ngulmon me kokëfortësi se në shpirtin e asaj gruaje ka diçka në të që ja vlen, dhe aty duhet pasur kujdes. Në sytë e saj shohë edhe një pajtim dhe krahas çdo revolte kjo ekziston sepse ballafaqohet me ndjenjat rezistente të padëshirueshme. Ajo heshtë dhe vazhdon të heshtë, e zhytur në dëshpërim sidomos në lëkurën e saj të rrudhosur dhe kokërdhokët e ekzagjëruar të syve. Edhe pse ajo heshtë, në fak zhurmon dhe heshtja e shprehë shumë mirë atë. Shohë dashuri të piktorit ndaj të errëtës, ndaj fytyrave të lodhura, në pritje. Çfarë pret ajo? Një jetë më të mirë? Lirinë? Të drejtën? Më duket sikur ajo ulërinë duke thënë “jo”, dua të gjykoj. Nuk do të ec nën kamxhikun e kohës dhe ja, erdhi momenti të kundërshtoj. Ajo është në pritje. Këtu fillon edhe themeli krijues i Emrës
Peizazhet janë elegante, të mbushura me figura që klithin, ulërijnë, vuajnë. Veçohet subjekti, drita, lëvizja, stuhija dhe ngjyra. Shohë forma jo të qarta, sfumato, plot mjegull. Ka edhe elemente të klasikës, por ato janë të fshehura mirë brenda bojërave të harmonizuara me struktura të ngjeshura, valer dhe akord tonesh. Herë janë abstrakte e herë ekspresive. Nëse vazhdon të qëndrosh gjatë, përballë një kompozcioni, atëherë do të vrojtosh ekspresionizëm të rregullt, balancuar dhe të formuar. Shohë edhe poetik. Ja një peizazh me bojëra indigo, në thellësi qartësohet vija e horizontit. Ngjyrat janë plot harmoni kanë kanë tinguj, frymë dhe lëvizje. Ka lojë sa horizontale sa vertikale e krejt kjo rrjedh nga një intelekt shumë i formuar i artistit.
Peizazhin e fillon nga vendlindja sepse realja gjithmonë edhe gjatë historisë së artit ishte e pranishme. Një tjetër peizazh i akullt më të kaltërtën, me të bardhën e përzier e të transformuar në thellësi derisa në planin e parë ngjyra e dheut dhe e verdha qëndrojnë mbi kodrat e Gjakovës. Ai sikur nuk mund të ikën nga vendlindja. Ai peizazhin e transformon në ekspresivitetin e brendshëm. Shihet qartë se piktorit po të ju afronte dhe baltë ai do ta transferonte në vepër arti sidomos në ngjyrë. Vërehet hulimtimi i ngjyrës i shkrirë në tone, pastaj bëhet edhe dekorativ. Dëgjoj edhe tinguj në këtë peizazh të stuhishëm, frymën e cila lëviz hapësirën e natyrës. Është interesante se e bardha dhe e zeza nuk përjashtohen nga paleta e Emrës. Ai është i vetëdijshëm se këto nuk mund t’i gjejmë në peizazhe reale, plot dramë. Pothujase krejt peizazhet zhvillohen horizontalisht, ngjyrat sikur janë të vendosura njëra mbi tjetrën. Në shtresën përfundimtare kemi prekje të lehta me penelë, sidmos kur figurat i seleksionon: pemët, kodrat, dhe urat. Ato i kornizon me të zezën, një e zezë e fortë.
“Tokë e djegur”, “Rekuiem për shokët e vrarë”, “Homazh kitaristi”, “Dritarja e mërgimtarit”, “Rekuim për prindërit e mi” etj. Shohë sfondte të zeza, zymtësi, dhimbje, pastaj dritë e cila veçohet me të bardhën dhe krejt ka një ndërlidhje, edhe pse janë abstrakte, por jo një asbtraksion shkel e shko siç jemi mësuar të shohim. Ngjarje nga jeta, personalja, e kaluara, të gjitha i kthen në simbol. Përveçqë çdo ngjyrë ruan biorgafinë dhe ngjarjen, mund edhe t’i nuhasësh, ta ndjesh aromën e gjakut, erën e dheut, shtëpitë e djegura, drunjët, gjithçka e bërë hi. Të gjitha këto mendime të revoltuara po pasqyrohen në një univers të mbyllur.
Në planin estetik ato shprehin lojën e ngjyrave dhe kontrasteve, ndërsa në atë psikologjik mjediset familjare, vendlindja, kujtimi dhe nostalgjia për shokët e vrararë, malli i mërgimtarit dhe përhumbja e tij në një vend të huaj. Ai pikturon mjegullën mashtruese që ende mashtron. Lufta ka lënë gjurmë tek artisti, i cili ditët më të vështira të saj i kaloi në atelienë e tij, në mbrojtje të veprës dhe vazhdimin më tej të procesit krijues. Sensi i ngjyrës së piktorit Emra i kontribuon bukurisë së imazheve të tij. Tjetra, shprehja e kujtimeve për prindërit, personalja dhe ndjenja për të afërmit bëhet shumë e dukshme dhe ai këto kompozicione i shpreh përmes rrafshimit të planeve, vërehen tonet, pastaj kontrastet si e bardha me të zezën.
“Ura e Fsehjt”, “Ura e Trzive në Gjakovë”, “Çarshia në Gjakovë”, “Ura e Tabakut në Gjakovë”, “Gajkova e vjetër” etj. Rrugicat e Gjakovës, kodrat të ngritura në sfond, ballkonet e shtëpive, qëndrojnë estetikisht dhe të mos flasë për rregullat proporcionale të perspektivës në këto piktura. Artisti e ilustron mirë urën, e kthjellon, dhe bëhet epiqendra e pikturës. Ndërsa, pjesët tjera janë në mjegull dhe herë-herë në lartësi mund t’i vëerejmë ca kulla të mjegulluara. Veprimet këtu humbin dhe piktori procedon në fiksion. Nga vështrimi i thellë, krijoj një përshtypje se fiksioni im mbi urën bëhet i vërtetë dhe kjo arkitekturë në kokën time jep një imazh të gjallë. Objektet më pëlqejnë sepse i kam parë por të mbushura me arkitetkurë, dhe fuqia e artistit është bartja e kujtesës së vjetër të këtyre urave që paraqiten të prekura nga ndjenja e pandalshme e Emrës.
Stili i piktorit ndodhet ndërmjet natyrës dhe historisë, dhe kjo natyrë më duket si e imponuar me tendecë të bëhet e përjeshtme. Krejt nga ajo më lartë që u analizua. Veçse arti është në pajtim me të veçantën dhe universalen. E them universalen sepse shumë shtetet ndjejnë kuriozitet të spikatin arkitekturën dhe jetën e varfër të Kosovës. Është sfidë e pa eksploruar për ta. Dhe, do ishte më bukur sikur në kohën tonë artistët t’i kthehen motiveve dhe kohërave të vjetra spo them krejt primitive sepse aty ndodhet stilizmi më i fuqishëm dhe uniteti bëhet më provokues.
“Natyrat e qeta”, kanë sfonde shumë të qarta, neutrale dhe të zeza. Kemi elemente shumë të thjeshta mbi tavolina si gota, vazo dhe ato nuk janë të qarta, të çrregullta, çformësuara dhe identifikohen. Kanë imazhin, ritmin dhe kompozicionin. Vendosjen e enëve e ka bërë shumë të natyrshme, e bukura e kësaj është se nuk shoh ndikim nga Sezani i cili i vendoste mollët duke ju dhënë pamje gjeometrike. Molla konceptohej si topth. Vazot e Emrës marrin forma gjeometrike të vendosrua horizontale dhe vertikale. Këtu shohë kubizëm jo të plotë sepse vazot ai vetëm i përpunon duke heq elementet reale duke integruar ngjyrën dhe përkufizmet gjeometrike. Vazot i rikonstrukton të cilat duken edhe si të copëzuara.

Artistët e moshuar nuk duhet harruar
Artistët në moshë mbeten ata që janë si një shtegë i vazhdimit për gjeneratat e reja. Tahir Emra ekspozitën e fundit e kishte më 2014 mu në të njëjtën Akademi dhe gjatë gjithë jetës deri më sot ka 21 ekspozita personale. Arti i tij i duhet popullit sidomos edhe gjeneratave të reja sepse kemi nevojë për artin e tij. Dhe, nga kjo populli lehtë kënaqet. Ai na rikujton jetesat e vjetra, historinë, fshatrat, qytete e vogla dhe dashuria pikërisht lind nga këto qytete të vogla, dhe a nuk është qyteti i vogël dhe shtëpitë ku banon vyrtyti i vogël trashëgimtar borgjez vendi ku dashurohet, madje edhe dashurohet arti? Unë artin e tij e shohë si nevojë të thellë dhe frymëzim edhe pse artet e reja nuk e aplikojnë një gjë të tillë. Por, edhe ato frymëzohen nga ato që u thanë më lartë, vetëm përdorin mediume tjera.
Arti i vjetër duhet të ec me shpirtin modern dhe mosha nuk ka rëndësi. Arti duhet te jetë i pafund. Arti çdo moment shprehë aftësi për shprehje sa më të thellë të gjendjes shpirtërore. Njerëzit e butë, të dobët, pasionantë, të dhunshëm, ndjejnë dobësi ndaj veprave të mëparshme. Në antik mjeshtrave sikur tu kishin munguar mjetet me të cilat i linin shpirtrtat e tyre te flisnin lirshëm, ose disa kushtet teknike, mesiguri do të klithin se duhet ndrequr. Shpirti i tyre ka qenë shumë më i madh, i ftohtë dhe armik. Ato vepra të krijuara dhe ato që i krijuan gjeneratat e vjetra dhe që vazhdojnë të krijojnë janë mallëngjyese për kohën dhe ata që erdhën me vonë nuk duhet të jenë mohues, ose të vjetrit mohues ndaj të rinjve. Ata që erdhën më vonë duhet ta kenë të drejtën për tu dhënë jetë këtyre veprave të vjetra në përputhje me shpirtin e tyre. Nuk duhet tu japim shpirtin tonë për t’i vazhduar ato Duhe të vazhdojmë mbi koorigjim pa i mohuar, t’i thërrasim shumë shpesh në jetë. Nietzsche merr shembull me Bethovenin: “Sikur Bethoveni të kthehej papritur në jetë , dhe sikur para tij të ekzsekutoheshin veprat e tij, ai do të thoshte, epo, kjo gjë që dëgjova nuk është as e imja as jo-imja, por është një gjë e tretë , më duket shumë e mirë por nuk është ajo e duhura.” Neve na takon ta dëgjohmë dhe ne që tashmë jemi në këtë kohë ta gjykojmë. Kemi të drejtë.
Përveçqë duhet krijuar dhe vazhduar cili është qëllimi i çdo artisti të sotëm të arrijë e që nuk mundet? Paraqitja e diçka të pahulumtueshme, asaj që e ndjenë përbrenda, veçantisë. Nuk mund të jesh artist i kohës nëse në vete nuk e gjen forcën moderne.

SHKARKO APP