Përkujtohet at Gjergj Fishta, studentët përgatitje për nderimin e tij në 80-vjetorin e vdekjes

Studentët e universitetit Luigj Gurakuqi së bashku me Shoqërinë Kulturore “Illyricum” nisën përgatitjet për nderimin e at Gjergj Fishtës në 80 vjetorin e vdekjes, para përhapjes së koronavirusi.

Ndalim qarkullimi solli pezullimin e një sërë aktivitetesh, por jo nismën e të rinjve.

Në bashkëpunim me at Aleksandër Tanushi, përgjegjës i kishës Françeskane u bë i mundur realizimi i kësaj shfaqjeje të veçantë.

“Karakteristikë e Fishtës, është se sa qe gjatë u fut në disa enciklopedi evropiane. Figura e tij ka marrë përmasa të tillë, sa që ka lënë një gjurmë në historinë e kombit.” 

Më shumë se kurrë tingëllojnë aktuale mendimet e studiuesit Sabri Hamiti për veprën letrare të Fishtës.

“Në kriza të mëdha të identitetit, qofshin këto kriza morale a shpirtërore, njerëzit kërkojnë pikat e mbështetjes. Këto pika të mbështetjes janë klasikët e letrave, siç është Fishta në letrat shqiptare. Identitetet krijuesit e mëdhenj i ndërtojnë në letrat e veta, duke zgjedhur, duke lavdëruar, por edhe duke përmbysur.”

SHKARKO APP