Përmbytet nga reshjet Venecia, qyteti pluskues
Nga Albert Vataj
Për më shumë se 50 vite, natyra nuk është treguar kaq e pamëshirshme sa këtë të martë me Venecian, qytetin pluskues nuk të martën. Mediat ndërkombëtare raportojnë për 1.87 metra të nivelit të ujit, i cili ka vënë në alarm, jo vetëm autoritetet për të përballuar situatën, por edhe turistët e shumtë.
“Tani jemi duke u përballur me një përkushtim jashtëzakonisht të lartë. Të gjithë janë mobilizuar për të përballuar urgjencën,” ka cituar media kryetarin, Luigi Brugnaro.
Vetëm një herë është regjistruar në vitin 1923 një situatë e tillë. Ngritja e nivelit të ujit në kuota alarmuese më 1966 ka arritur 1.94 metra.
Situata duket nuk ka për tu përmirësuar deri të mërkurën, kur pas një tkurrjeje, vala e baticës do të rikthehet sërish. Autoritetet lokale kanë vendosur të mbyllin për dy ditë, çerdhet dhe kopshtet në qendrën historike të Venecias, edhe pse disa prej objekteve më të frekuentuara prej turistëve, do të qëndrojnë të hapura.
Që nga viti 2003, një projekt masiv i infrastrukturës është duke u zhvilluar për të mbrojtur qytetin, por ai është dëmtuar nga tejkalimet e kostove, skandalet dhe vonesa.
Ai plani parashikon ndërtimin e 78 portave lundrues për të mbrojtur lagunën Venecias gjatë prurjeve.
Sheshi i Shën Markut është prekur veçanërisht nga baticat e larta, pasi ndodhet në një nga pjesët më të ulëta të qytetit.
Bazilika u përmbyt nga uji, dhe autoritetet ndërhynë me urgjencë për të vënë nën kontroll situatën.
Pierpaolo Campostrini, një anëtar i këshillit të Shën Markut, tha për mediat se shkalla e përmbytjes të martën ishte shënuar vetëm pesë herë në historinë e gjatë të bazilikës, që në vitin 828 kohë kur filloi ndërtimi i saj dhe dhe rindërtimi pas një zjarri që kaploi atë në vitin 1063.
Më shqetësuese, nënvizoi, Campostrini, tre nga pesë episodet apokaliptike kanë ndodhur në 20 vitet e fundit, pararendësja ajo e vitit 2018.
Përgatiti: Albert Vataj