Përurohet kambana e paqes në Lezhë

Është përuruar vendosja e Kambanës së Paqes në lulishten në sheshin kryesor “Gjergj Kastrioti” në qytetin e Lezhës.

”Jemi të gëzuar që sot së bashku jemi këtu për të inauguruar këtë kambanë paqeje, që për ne Ambasadorët e Paqes, është shenjë dhe dëshirë e një urimi për paqen, për secilin që e dëgjon dhe secilin që kalon pranë saj “, ishin fjalët e urimit dhe të paqes nga organizatorët e këtij takimi: Ambasadorët e Paqes dhe Kisha “Martirët shqiptarë” në Blinisht, Zadrimë.

Ky përurim, u bë bashkë me fëmijët dhe nxënësit e shkollave të qytetit të Lezhës dhe të fshatrave, në ditën e 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve, organizuar nga Ambasadorët e Paqes dhe Kisha “Martirët shqiptarë”, në Blinisht, Bashkia Lezhë, DAR Lezhë e drejtuesit e shkollave etj. Fëmijët dhe nxënësit e shkollave të qytetit dhe të fshatrave të Lezhës, performuan në sheshin qendror “Gjergj Kastrioti”, ku është vendosur Kambana e Paqes, me këngë, valle recitime etj me kostumet shumëngjyrëshe dhe tradicionale, me flamurin kuq e zi.

Këmbana e Paqes është mundësuar nga Ambasadorët e Paqes në Baqël, në bashkëpunim me kishën “Martirët shqiptarë”, në Blinisht të Zadrimës.

Jak Rrozhani

SHKARKO APP