Piktori Arben Golemi rikthehet në qytetin e lindjes me “I love my city”, ekspozitë me 280 piktura të lagjet dhe rrugicat e Beratit

I lindur dhe rritur në Berat, piktori i mirënjohur Arben Golemi, ka vendosur të rikthehet në qytetin e tij me ekspozitën “I love my city”. Arti i tij piktoresk, që ka njohur shumë galeri botërore, u shpalos mbrëmjen e djeshme edhe në Galerinë e Arteve “Eduart Lear” në Berat. Golemi ekspozoi mbrëmjen e djeshme 280 piktura të realizuara në çdo lagje e rrugice të Beratit, duke shpalosur historinë dhe kulturën mijëra-vjeçare të qytetit.

Për vetë artistin Golemi ekspozita e çelur në Berat është vlerësim për këtë qytet ku lindi, u rrit dhe mori dije. Golemi është shprehur se nëpërmjet ekspozitave të tij ku pjesa më e madhe e pikturave kanë qenë të Beratit, ai është përpjekur ta promovojë qytetin muze brenda dhe jashtë vendit.

Zv/Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Azem Shkreli, e ka cilësuar piktorin Arben Golemi një artist të madh bashkëkohor, që nuk rresht së prezantuari Beratin, jo vetëm me pikturat e tij por edhe duke folur çdo ditë dhe kudo ndodhet për Beratin dhe beratasit. Ekspozita e piktorit beratas Arben Golemi do të qëndrojë e hapur për të gjithë artdashësit deri në 21 Nëntor.

Piktori Arben Golemi rikthehet në qytetin e lindjes me "I love my city", ekspozitë me 280 piktura

SHKARKO APP