Piktura e Roberto Gammone për “Andronica Castriota Scnderbeg” dhe busti i Donikës në Vlorë

Nga Gëzim Llojdia –
1. Në Vlorë gjen mjaftë buste për figura të shquara. Ca prej tyre janë bërë tashmë simbol të qytetit dhe të tjerë të mbetur në hije.Në hyrje të rrugës, që të shpie të xhamia e qytetit.Në cep të ish bibliotekës së vjetër(banesa e hebrenjve),sot shkolla private Nr 1, në trotuarin e madh dhe të rikonstruktuar, befasisht përpara të del edhe busti i princeshës Donikës së Arianitëve,bashkëshortes së Skënderbeut.Ky bust duket se është vendosur, aty rastësisht .
..Të vjen keq për vendin e zgjedhur dhe për atë krijim, që në të vërtetë duket se nuk ka ndonjë vlerë të madhe artistike.Në një cep të kësaj rruge ,ky bust nuk tregon shumë për princeshën, ngase edhe specialistët shprehen se kësaj vepre i mungojnë shumë elementë.

2. Piktura e Roberto Gammone realizuar në vaj me përmasa:40x55cm , titulluar:”Andronica Castriota Scnderbeg” është një kryevepër. Roberto ka lindur në Romë, Itali, në vitin 1979. Ai ka kaluar vite në trajnim duke studiuar mjeshtrit e vjetër: stilet e tyre, penelatat e tyre, skemat e tyre të ngjyrave, materialet e tyre dhe frymëzimet e tyre. Ai kërkoi për tekste letrare se si maestrot e së kaluarës përgatisnin vajrat dhe kanavacat e tyre dhe se si ata krijuan pajisje primitive të projeksionit. Dhe pikturoi. Edhe gjatë viteve që ai ishte një artist i vendosur në instalacion, ai gjithmonë pikturon.Portretet e tij janë teknikisht të shkëlqyera, po aq të shkëlqyera sa ato që dolën nga punëtoritë shekuj më parë, por ato kapin në mënyrë koncize dhe me zgjuarsi epokën tonë bashkëkohore. Bukuria e dukshme e pikturës së tij i bën subjektet e tij të duken disi magjepsëse, të rëndësishme dhe të pashlyeshme.Punimet e tij për portrete përfshijnë personalitete publike, familje dhe fëmijë… Mirëpo le të kthemi te portreti i Andronikës….Florinda Muja shkruan ndër të tjera;Portreti në fjalë titullohet “Andronica Castriota Scnderbeg” dhe është realizuar nga artisti italian Roberto Gammone vitet e fundit. Pra, ndonëse ka pamjen e një portreti historik, piktura është aktuale. Pikturat e të talentuarit Gammone duken njëherësh moderne dhe historike pasi ai përdor teknikë të re në pikturë por përmbajtja ruan disa detaje të cilat zakonisht i sheh vetëm në portrete të hershme, si gravura me të cilën jemi mësuar të identifikojmë nusen e Skënderbeut. Shumë prej nesh e njohim Donikën nga imazhi më poshtë, i gdhendur nga artisti Johann Theodor de Bry në vitin 1596.Disa nga detajet në fjalë, në portretin e Gammones, janë data e shkruar në pikturë (ndonëse 1556-a është plot 50 vjet pas vdekjes së Donikës) apo edhe imazhi i Donikës në profil, të dy elementë të stilit të portreteve të shekullit të 16-të.Gammone gjithashtu i ka dhuruar interpretimin e tij edhe portretit të Skënderbeut, por ishte portreti i Donikës që pati jehonën më të fortë.”

Kur zbulon portretin e artistit italian magjepsesh nga bukura e princesësh shqiptare.

3. E para: Duhej zgjedhur një vend i përshtatshëm, ndoshta një shesh me pamje të dukshme .

E dyta: Busti ka nevojë për përmirësim, sipas një rivlerësim më të mirë nga specialistët e kësaj fushe për ta ripunuar sërish apo variante të tjera, që mund të zgjedhin.

…Çfarë shkruan kritiku Ilir Hivzi Muharremi nga Prishtina:Shtatorja tjetër e shëmtuar e cila u zbulua vitin e kaluar në qytetin e Vlorës është ajo e Donika Kastriotit gruas së heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Kjo shtatore duket shumë qesharake sidomos fytyra e saj të cilën e kanë quajtur si fytyrë nga personazhi i filmit vizatimor Shrek, pra Fiona e Shrekut. Deformimet e shumta të fytyrës, paqartësi te pjesa e syve, gojës së shtrembër, qafës së gjerë e të deformuar, nxjerrë në pah një imazh qesharak dhe fyes ndaj figurës së Donikës. I mungojnë elementet e Dukeshës, princeshës. Ajo në skulpturë ka një shikim të paqartë, buzëqeshje të pa arsyeshme dhe asgjë nuk i shkon këtij personazhi. Si duket skulptori ka qenë i verbër derisa e ka punuar këtë skulpturë.

Çdo shtatore ose bust që vendoset në hapësirë publike duhet të filtrohet përmes komisionit profesional, ngaqë Shqipëria dhe Kosova po vuajnë nga kitchi i shëmtirave të skulpturave të cilat çdo muaj po krijohen nga njerëz jo kompetentë.

4.
Ëikipedia shkruan:Andronika Kastrioti ka qenë një fisnike arbërore, e bija e princit të famshëm Gjergj Arianiti dhe e shoqja e Gjergj Kastriotit.U lind në Kaninë, më 1428. Ky vit i lindjes së saj del nga shumë të dhëna të historianëve të ndryshëm, të cilët thonë se ajo ka qenë 23 vjeç, kur u martua me Skënderbeun. Martesa u bë në vitin 1451; Skënderbeu ishte sa dyfishi i saj në moshë, 46 vjeç.Andronikes i thërrisnin dhe Donika. Ishte vajza e madhe e Gjergj Arainitit . Gjergj Arianiti ishte martuar dy herëMe gruan e parë, Marie Muzakën pati gjashtë vajza: Donikën, Gojsavën, Anën, Halenën, Dhespinën dhe Komitën. Me gruan e dytë, Pietra Franko, ai pati tetë fëmijë ndër të cilët mund të përmendim vajzat: Marie, Teodora, Katerina, Mara si dhe djemtë: Thoma, Kostandin, Arianit, pra gjithsej pati 14 fëmijë. Donika ishte e para e të gjithëve. Ajo lindi dhe u rrit në Kaninë të Vlorës.U martua me Skënderbeun më 23 prill 1451; dasma në Kaninë zgjati tri ditë, 21-23 prill. Për dasmën e këtij çifti të shquar të Arbërisë ka gojëdhëna, vargje popullore, të dhëna historike. Thonë se Skënderbeu erdhi me 500 kalorës. Kënga dhe vallja buçiti dhe kalaja e Kaninës llamburiti nga pishat dhe fenerët e shumtë. Aty u bë shkëmbimi i unazave. Në Qishbardhë (Kishën e Bardhë) afër Kaninës, çiftit iu dha bekimi ungjillor. Më pas ceremonia vazhdoi në manastirin e Ardenicës , në afërsi të Lushnjes, dhe më pas në kalanë e Beratit. Populli buçiste e duartrokiste kudo ku shkelte çifti. Ja disa vargje folklori për dasmën e tyre:

“…Ç’dasmë që bë

Araniti /Atë natë kalaja ndriti, /Kënga dhe vallja

buçiti /Çelën llamba, ndezën pisha /Plot tryeza me të

gjitha,/ Mish dashi, Labërie, / Verë Parge Çamërie…”

Vargu i dasmorëve lebër e përcolli çiftin, deri tej

Vjosës. Më 26 prill 1451, atyre iu dha kurorëzimi në

Berat. Për bukurinë e këtij çifti kanë folur,

pikturuar e vargëzuar shumë njerëz të artit, midis

tyre dhe poeti i madh Naim Frashëri: “…Dhëndëri si

dielli ndriste,/ Edhe nuseja që prunë, / Porsi hëna

vetëtinte,/ Dritënë në dritë e shtunë…”

5.

Vigjilent Xhaferri”Fshat e zanat ,derë e tabiat “themi ne nga Labëria .”Paese che vai ,usanca che trovi “,thonë italianet . Kur martohej vajza nëna e porosiste që kur të shkonte në derë të burrit ,”Si të shoç (shohësh) ashtu të bësh ,moj bija ime ” .Këto shprehje lidhur me zakonet e traditat ,me kujtuan legjendën e martesës së Gjergj Kastriotit me Andronikën e Gjergj Aranitit në Kaninë .Skënderbeu ,i shoqëruar nga 5000 mijë e ca kaloreës ,hodhi Vjosën në Dushkarak dhe :
Përkëtej Vjosës kur dolli/Tre topa si shenjë i hodhi/Si shenjë për në Kaninë-/Trimat e Krujës po vinë !…/Skënderbeu e la hordhinë ,/Vajti te Qisha në brinjë/Te Qisha në Qishëbardhë,

Vate trimi për të falë ./Mbi qishë në ca lëndina/Xbret Araniti me trima ./Araniti yll i rrallë/Kapetan mbi kapetanë/Se c’u poq me Skënderbenë/Për kala muar dervenë …/Kremte e madhe këtë radhë./Asnjëherë nuk ishte parë/Nuk ish parë asnjëherë/Njëmijë kokë desh u therë/U derdhën vozat me verë/Qe mbretit t’i bënin nderë ./C’dasëm që bë Araniti !/Atë natë kalaja ndriti

Kënga dhe vallja buçiti …/Dhe kur pinë e u kënaqnë/U vu buka që të hajnë/Edhe nishanet i ndanë ./Po Skënderbeut në ballë/Cfare nishani i dhanë vallë ?/-Pesë okë bishti i dashit ,dhjamë,

Siç është zakoni në labë ./Erdh e u vrejt Skënderbeu/Këtë nishan s’e pëlqeu ,/dhe në fyturë u murrëtua/Aranitit ju drejtua :/Dëgjo ,zotri -i thotë ,/Mikun ne e nderojmë me kokë/Jo me bisht a çfardo qoftë !…/Araniti burrë me kokë/Që s’le fjalën të bjerë në tokë/Se ja priti dhe i thotë :/-Skënderbe ,o trim i mirë/Fol,çfarë të kesh dëshirë !/Po ne fajtor nuk jemi/Se këto zakone kemi

Edhe me këto të primë/Sipas zakonit Kaninë ./Një shënjë jep Araniti/Dhe akçiu më nuk priti/Një kokë sorkadhi ka marrë/Të pjekur ja solli pranë ./Tundi kokën Skënderbeu/Këtë nishan e pëlqeu :Hëngri ,piu ç’kish falë Zoti/Skënderbeu (Kastrioti)…

SHKARKO APP