Poetja Bona Mulaj: “Erdha të them se jam mirë”, dhe ju më mrekulluat

Albert Vataj

Bona Mulaj Lluka e gjen kudo ku jeta kulturore me gjithë nuancat e saj shpërfaq nevojën për përfaqësim dhe kontribut. Ajo është ku janë gratë e akteve të shembullit të veprës dhe vlerës, aty ku sprova të sublimes ngjiten në skenë, në çdo ekspozitë dhe tubim artistik. Është kudo Bona, sepse ajo ka për të marrë dhe për të dhënë atje ku aktet e përjetimeve dhe përfaqësimeve ofrohen si mundësi për të dëshmuar dhe vepruar.

Ajo ishte edhe dje, në Shkodër, atje ku si askund flitet për artin dhe poezinë, bëhet për të bukurën dhe krijimin, atje ku jetohet çdo çast me prani dhe shpirtje.

Ajo kësaj here është për të promovuar një tjetër guxim krijues të ballafaqe, për të folur dhe bashkëndarë emocione të librit të saj me poezi, “Erdha të them se jam mirë” .

Autorja e librit me poezi “Erdha të them se jam mirë” , Bona Mulaj Lluka, ndau dje me lexuesit dhe miqtë një moment të paharrueshëm, duke shprehur mirënjohjen dhe lumturinë që ndjeu gjatë promovimit të librit të saj. Me fjalë të ndjera, ajo tha:

“Unë erdha të them se jam mirë, por në fakt nuk e dija se kishte dhe më mirë. Dje, mes jush, u ndjeva si rrallë herë në jetë e lumturuar. Ju ishit aty, të gjithë – miqtë e mi që një nga një më falni dashuri çdo ditë, po të gjithë bashkë më dhatë një ditë që do mbetet e paharrueshme.”

Promovimi, që zakonisht përqendrohet në fjalën e autorit dhe në librin që prezantohet, u shndërrua në një festë emocionesh të jashtëzakonshme. Përqafimet, lulet, muzika, interpretimet dhe buzëqeshjet krijuan një atmosferë unike, ku secili pjesëmarrës kontribuoi për ta bërë këtë ditë të veçantë.

Autorja falënderoi të gjithë ata që ishin të pranishëm: miqtë e ardhur nga Vau Dejës, Shkodra, Malësia, Tirana, Laçi, Mali i Zi dhe Kosova. Me një ndjesi të thellë mirënjohjeje, Bona shprehu falënderimet e saj:

“Faleminderit deri në përulësi! Faleminderit Biblioteka Publike ‘Marin Barleti’ dhe Ledia Dushi për organizimin! Faleminderit Saviana Vjerdha dhe Markelian Kapidani për atmosferën. Faleminderit Arjola, Agroni, Doni, Moza, Rozafa, Kliti, Nordana për fjalët e interpretimet. Faleminderit gjithsecilit që dje më dha aq shumë dashuri. Ju kam në zemër!”

Promovimi i “Erdha të them se jam mirë” ishte më shumë se një ngjarje letrare – ishte një dëshmi dashurie dhe miqësie që e bëri autoren të ndihej e bekuar dhe thellësisht e lumtur.

Libri i poezive “Erdha të them se jam mirë” nga Bona Mulaj Lluka është një krijim poetik që reflekton ndjeshmërinë dhe përjetimet e autores, forcë shpirtërore dhe çiltërsi përjetimi, si mënyrë për të komunikuar përmes artit të magjishëm të fjalës. Poezitë e këtij libri shprehin emocionet e jetës së përditshme, përballjet me sfidat dhe momentet e lumturisë, duke i dhënë një zë të veçantë shpirtit krijues të autores.

Për brendin e këtij kulmimi krijues e kush do të shprehej më çiltërsisht, se sa Liridoni, një poet dhe prozator i spovuar, një veprimtar i çmuar i letrave shqipe dhe i vlerësuar për kurajon krijuese dhe risi në tekstshkrimin shqip, si një vlerë e amanetshme e një gjenerate që troket gjëmimshëm. Ai për “Erdha të them se jam mirë”, shkruan: Poezite e Bones jane komunikim i drejtperdrejte me ne! Jane kumte te dala nga thellesia e shpirtit, te shkruara ne situata kur ajo me se shumti ka patur nevoje per ne por duke u shnderruar ne thirrje per te cilat kishim nevoje edhe ne. Dhe une i gezohem jo vetem faktit se Bona boton pas 20 vitesh krijmtari! Dhe as faktit qe eshte motra ime dhe ajo qe me ka rritur ne kuptim te pare. Por se Bona mbas shume vitesh “asketizem” e mbyllur ne qoshen e saj duke bere jeten e saj, ka vendosur tashme te perballet me lexuesin dhe ne nje fare menyre t’ia fitoje dhe zemren. Asgjë nuk eshte poezia e saj çka eshte Bona vete. Nje grua e forte dhe stoike, per energjine e se ciles une ndjej nevoje shpesh. Dhe per fat ajo eshte aty sa here e kerkoj! Bona Mulaj Lluka shume suksese per librin e ri dhe mos ndrysho kurre. Ajo cka mbetet nga ne jane vetem kujtimet, e ne per keto kujtime jetojme.

Promovimi i librit në Bibliotekën Publike “Marin Barleti” të Shkodrës dhe shënoi një moment të veçantë për autoren, e cila ndau mirënjohjen e saj për dashurinë dhe mbështetjen e marrë nga të pranishmit​, duke ju qenë mirënjohës të gjithëve që u bënë ngjyra e gjallë e kësaj shpërfaqje.

Bona Mulaj Lluka është e njohur për mënyrën e saj të veçantë të të shprehurit, duke përdorur lirizëm, figura poetike dhe një stil të ndjerë e emocional. Përmes këtij libri, ajo sjell jo vetëm vargje të ndjera, por edhe mesazhe të fuqishme për dashurinë, përballimin e sfidave dhe vlerësimin e momenteve të bukura.

SHKARKO APP