Portali britanik për përfaqësueset në Eurosong: Eugent Bushpepa, supriza e mbrëmjes
Eugent Bushpepa me “Mall” do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong 2018”, i cili do të mbahet në Lisbonë. Këtë fundjave, koncerti promovues i këngëve u zhvillua në Amsterdam, Hollandë ku dha disa ide se kush është favorit dhe se si mund te jetë renditja.
Webisti britanik “Metro” ka bërë një koment për disa nga performancat më të mira, duke renditur si më favoritët: Finlandën, Australinë, Spanjën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shqipërinë. Sa i takon performancës së eurgent Bushpepës, “Metro” flet me superlativa për këngëtarin, duke e quajtur si surprizën më të madhe të festivalit.
“Surpriza më e madhe e natës ishte nga Shqipëria. Performanca e Eugent Bushpepës me këngën “Mall” shkoi shumë mirë dhe u prit shumë mirë nga publiku i Amsterdamit. Ishte një nga këngët e para që duhej të zgjidhej”, shkruan sajti britanik.